Shëndetësi

sht22014

Ebola: këto janë barnat që mund të përgatiten në një kohë të shkurtër

Përshpejtohen kërkimet rreth trajtimeve të mundshme ndaj virusit Ebola, të gjitha në fazën eksperimentale dhe të gjitha premtuese. Priten megjithatë të dhëna të caktuara në mënyrë që të fillojë prodhimi në shkallë industriale. I pari që ka patur rezultate pozitive në dy pacientë është serumi ZMapp marrë nga bimët e duhanit engineered: ndërtuar nga tre antitrupa monoklonalë dhe administruar në dy misionarë amerikanë të kthyer në atdhe pas marrjes së infeksionit, tek të cilët kushtet janë përmirësuar. Ato pak doza në dispozicion u shpërndanë të gjitha në Liberi, prodhuesit vlerësojnë se mund të jenë të nevojshëm dy muaj për përgatitje për të ngritur një prodhim në shkallë të gjerë. Një tjetër bar është bazuar në fragmente të vogla të ARN që lidhen me virusin dhe parandalojnë shumimin; kishte hyrë në fazën e eksperimentimit tek njeriu por Food and Drug Administration i është dashur të ndaloj testimin për shkak të disa efekteve anësore të shfaqura, tashmë Agjensia ka eleminuar një pjesë të block dhe më pas tek majmunët e infektuar tregoi një normë shërimi tek 82% kur administrohej brenda 48 orëve të para të infeksionit. Një bar i ngjashëm, zhvilluar nga Sarepta amerikane, po fillon fazën e testimit tek njeriu. Në mesin e vaksinave, ai në fazën më të përparuar prodhuar nga Profectus Biosciences ka dhënë rezultate të kënaqshme tek majmunët por asnjëherë nuk është testuar në njerëz. Ai mund të funksionojë për shkak se një version i ngjashëm, i zhvilluar nga kërkues në universitetet kanadeze, është përdorur me sukses në vitin 2009 tek një studiuese e cila ishte infektuar me një shiringë që përmbante virusin dhe më pas nuk ka zhvilluar infeksion. Ndërkohë, National Institutes of Health kanë njoftuar nisjen në shtator të një studimi të vërtetë tek njerëzit të një vaksine të prodhuar nga GSK britanike. Japonia nga ana tjetër është e gatshme të sigurojë menjëherë një bar antiviral, prodhuar nga kompania japoneze dhe tashmë e miratuar në Japoni kundër gripit dhei nën shqyrtim nga FDA. "Vendi ynë është i gatshëm të japi barin, në bashkëpunim me kompaninë, nëse OBSH do ta kërkojë atë" deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Yoshihide Suga. Bëhet fjalë për një produkt mjekësor në tableta me bazë favipiravir i cili siç raporton Antiviral Research është testuar në minj me Ebola dhe ka treguar rezultate interesante. Në pritje të mendimit të OBSH-së "ne jemi të gatshëm për t'iu përgjigjur kërkesave individuale nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, me kusht që të jenë raste emergjence" bëri të ditur kompania prodhuese. "Ne kemi rezerva të mjaftueshme për më tepër se 20 mijë njerëz". Së fundi janë pozitive rezultatet mbi dy antitrupa të rinj artificialë të zhvilluar duke përdorur si bazë një antitrup specifik anti-Ebola tek minjtë. Imunoterapia testuar nga Jonathan Lay i Albert Einstein College of Medicine New York, siç dokumenton ACS Chemical Biology, është shumë efektive kundër llojit të Ebola në Sudan, e cila në vitin 2000 regjistroi një epidemi të tëmerrshme dhe për të cilën ndryshe nga Ebola Zaire përgjegjëse për epideminë e tanishme, nuk kishte terapi as në nivel eksperimental.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC