Shëndetësi

sht232014

Beqaj: Nuk janë mbuluar nevojat e QSUT me barna, plotësime alternative

Dje në mbrëmje, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i ftuar në një emision në News24 shprehu se gjatë një viti në krye të detyrës nuk është arritur të plotësohen nevojat e spitalit QSUT me barna dhe se po zëvendësohen me barna alternative.

Sipas Z. Ministër, në QSUT këto 8 muaj është rritur shërbimi në volum dhe janë konsumuar barna në vlerë 14 milionë dollarë më tepër se një vit më parë, i njëjti vlerësim dhe për spitalin e Traumës. Kjo mungesë barnash në QSUT lidhet me konsumin e vogël, për 3-4 persona, flitet për një vlerë të vogël, rreth 500-600 dollarë gjithë vitin. 

Ministri rikujtoi uljen e çmimit të barnave, që nisi nga prilli me 3-4% e vazhdoi me ulje të mëtejshme në muajt në vazhdim. Nënvizoi ligjin e ri të barnave i cili lë hapsirë për të lehtësuar prokurimin e barnave.
Z. Beqaj përmendi se që nga 2004 Shqipëria importon barna jo vetëm nga Turqia por dhe BE, SHBA, Zvicër, Australi, Japoni, Izrael e vendet e Ballkanit.
Në lidhje me recetat elektronike u shpreh "Në ligjin e ri ka një dispozitë që të përcaktojmë edhe formatin e recetës, ndërkohë po punojmë edhe për recetën elektronike që në 2015-2016 do të aplikohet në të gjithë vendin".

Ai konfirmoi publikisht Shërbimin Kombëtar të Urgjencës që pritet të bëhet realitet në janar të 2016 dhe vazhdoi me disa investime e projekte shëndetësore. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC