tet22014
Kanabisi terapeutik, ok nga qeveria italiane për kultivimin nga shteti
Marijuana do të prodhohet në Itali nga shteti, përkatësisht nga ushtria e cila së shpejti do të nisë kultivimin në farbrikën kimike ushtarake në Firenze. Pritet deri në fund të muajit formalizimi, por drita e gjelbër është hapur tashmë nga ministrja e Shëndetësisë Beatrice Lorenzin dhe nga ministri i Mbrojtjes Roberta Pinotti dhe natyrisht bëhet fjalë për marijuanë mjekësore e cila do të përdoret për të prodhuar barna për terapitë e dhimbjeve. Po flasim për vitin 2015 si datë në të cilën kanabinoidet e kultivuara nga shteti do të jenë në dispozicion nëpër farmaci; kështu që mund të shmanget importimi i këtyre barnave nga jashtë vendit duke reduktuar në masë të madhe kostot. Ministria e Shëndetësisë duhet të përballojë edhe çështjet teknike shumë delikate dhe në çdo rast rezistencat e mundshme, pasi në ministri konfirmojnë se protokollet zbatuese janë duke u hartuar.
Me qëndrim pragmatik, Lorenzin thekson finalizimin e vendimit dhe ka për qëllim të shmangë çdo konfuzion në lidhje me një hapje më të madhe në lidhje me drogat e lehta: "përshtypja ime - deklaroi - është se në këtë vend nuk mund të flitet për tema me terma laikë dhe asetikë, pa rifilluar të flasim për liberalizim". Ministria shtoi se "nga pikëpamja farmakologjike nuk ka probleme me përdorimin terapeutik të kanabisit: askush nuk vë në dyshim efektet e dobishme, por duhet të trajtohet si një bar".
Vendimi i qeverisë vjen pasi çështja ishte trajtuar nga një komision teknik ku kishte marrë pjesë Instituti Farmaceutik Ushtarak. Krijuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, Instituti ka pasur për shumë kohë detyrën e prodhimit të barnave për ushtrinë, por më pas ka zgjeruar aktivitetin e saj duke përfshirë sektorin civil.