Shëndetësi

dhj12014

AIDS, së shpejti një terapi e re do të mbi njeriun

tags: HIV/AIDS

Më 1 dhjetor, si çdo vit shënohet Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS, sëmundje e cila ka prekur mbi 35 milionë persona në botë, ndërsa në vendin tonë rezultojnë 774 mbartës të saj. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 75 është numri i rasteve të reja të raportuara gjatë vitit 2014 me HIV/AIDS dhe 7 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe, duke bërë që vdekjet nga kjo sëmundje të arrijnë në 144 në vendin tonë.

Si pasojë e përmirësimit të rezultateve në trajtim, në krahasim me 20-30 vite më parë, sëmundja është më pak e frikshme ndonëse nuk është mposhtur. Së fundi është eksperimentuar me sukses vaksina e parë  pediatrike kundër HIV-it në spitalin ''Bambino Gesu di Roma'', ndërsa UNICEF sinjalizon rezultatet pozitive në parandalimin e transmetimit të virusit nga nëna te fetusi. E megjithatë vetëm disa muaj më parë, qeveria amerikane bllokoi studimin mbi një vaksinë të mundshme kundër HIV-it sepse nuk po jepte efekte pozitive.
Së shpejti një terapi e re kundër AIDS-it do të testohet te njeriu. Andrea Savarino, udhëheq një grup ekspertësh nga Instituti Italian i Shëndetësisë, bashkë me disa kolegë nga ''Universiteti Duke'' në Karolinën e Veriut, të cilët arritën të hiqnin sëmundjen nga majmunët makaki, duke i shëruar me një miks barnash që përmbajnë përveç antiretroviralit edhe dy substanca të tjera.
''Jemi duke studiuar një strategji që synon të imitojë në mënyrë më të butë efektet e përtëritjes së sistemit imunitar te njeriu. Qasja e ndërmarrë nga grupi im ka për qëllim imunizimin gradual të trupit kundër viruseve. Ajo është testuar me sukses te majmunët makaki të infektuar me një virus shumë të ngjashëm me HIV-in. Dy grupe studiuesish amerikanë kanë arritur më parë të eliminojnë virusin nëpërmjet forcimit të sistemit imunitar ose simulimit të këtij përforcimi. Rezultati i parë është marrë nga grupi i Lous Picker nga instituti "Vaccine and Gene Therapy Institute" në Oregon dhe ka mundësuar që rreth 50% e majmunëve të infektuar të çlirohen nga virusi në mënyrë spontane. Rezultati i dytë është arritur nga studiuesit e Harvard-it, nëpërmjet injektimit të antitrupave të fuqishëm të aftë për të mposhtur nivelet e qëndrueshme të virusit në një nëngrup majmunësh", pohon Savarino.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC