Shëndetësi

dhj122014

Francë, një test i shpejtë për virusin HIV në farmaci

 

Marisol Touraine përshpejton kohët për zhvillimin e një auto-testi për virusin HIV: synon që testi për një diagnozë të shpejtë orientimi të ishte në dispozicion të farmacive franceze brenda korrikut 2015. Ministri i Shëndetësisë ka autorizuar këtë test, i cili jep një rezultat për praninë ose jo të virusit HIV në organizëm në më pak se gjysmë ore. Ky opsion është menduar veçanërisht për njerëzit që nuk mund ose nuk duan të mbështeten në mundësi të tjera diagnostifikuese. Dhe tashmë kompania franceze ''AAZ'', e cila e prodhon, shpreson të marrë markën CE brenda tremujorit të parë të 2015-s. I prodhuar në Francë, testi do të mund të jetë në dispozicion të pacientëve deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm pa nevojën e përshkrimit mjekësor. Ndërkohë, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë franceze (DGS), Autoriteti i Lartë për Shëndetësinë (HAS) po harton një dokument informacioni të destinuar për profesionistët e shëndetësisë dhe shoqatat, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t'iu përgjigjur pyetjeve të mundshme të përdoruesve. Dokumenti informues duhet të përgatitet brenda muajit dhjetor.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC