jan282015
Sëmundjet tiroidiene, roli i farmacistëve në një fushatë të re amerikane
Fushata e re në Shtetet e Bashkuara për ndërgjegjësimin mbi sëmundjet tiroidiene, përfshin për herë të parë edhe farmacistët. "Ka shumë keqkuptime mbi funksionimin e tiroides dhe patologjive të saj", pohon
Mack Harrell, president i Shoqatës Amerikane të Endokrinologjistëve Klinike (AACE), dhe është pikërisht kjo arsyeja në bazë të nismës së ndërmarrë nga shoqata amerikane. Promovuesit urojnë që falë fushatës, popullsia e përgjithshme të fitojë një ndërgjegjësim më të madh për këtë çështje, ndërsa mjekët e disiplinave të ndryshme dhe farmacistët do të trajnohen për të njohur simptomat e ndryshme në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tiroidene. Shqetësimi më i zakonshëm i kësaj gjëndre është hipotiroidizmi dhe Harrell kujton se "është e domosdoshme që të ruhet përqendrimi në gjak i TSH, hormoni hipofizar që stimulon tiroiden brenda normalitetit. Matja e TSH është mjeti më i rëndësishëm në dispozicion të mjekëve".
Sipas presidentit të AACE, farmacistët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e pacientëve, "shpresojmë që të përdorin njohuritë e tyre shkencore për t'iu kujtuar pacientëve që shpesh ka probleme ndërveprimi të Levotiroksinës me suplemente të ndryshme ushqimore dhe me barna të tjera". Mbajtja e niveleve korrekte të TSH mund të arrihet më lehtë kur pacientët përdorin gjithnjë të njëtin produkt, pasi edhe variacione të vogla në sasi të Levotiroksinës e pranishme në formulimet e ndryshme mund të ketë një efekt negativ. Edhe në këtë rast endokrinologjistët iu bëjnë apel farmacistëve që nganjëherë udhëhiqen nga stimuj ekonomikë për të sugjeruar produkte të reja, duke iu rekomanduar atyre kujdes të madh.