Shëndetësi

shk272015

Identifikohet proteina shkaktare e reaksioneve alergjike nga barnat

Një grup shkencëtarësh ka identifikuar një proteinë në qelizat imunitare njerëzore, përgjegjëse për disa reaksione alergjike të shkaktuara nga barnat. Grupi i studiuesve të drejtuar nga Benjamin McNeil dhe Xinzhong Dong të universitetit "Johns Hopkins" ka eksploruar në veçanti mekanizmin reaksioneve pseudo-alergjike. Studimi është financuar pjesërisht nga Instituti amerikan i çrregullimeve neurologjike (NINDS) dhe nga Instituti Kombëtar i Shkencave Mjekësore.

Alergjitë verifikohen kur sistemi imunitar reagon ndaj pranisë së një substance të caktuar. Në disa raste, ekspozimi ndaj një alergjeni mund të shkaktojë anafilaksi, një reaksion alergjik të rëndë, ndonjëherë vdekjeprurës, i cili mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje.

Qelizat e imunitare të njohura si mastocite luajnë një rol primar në reaksionet alergjike. Qelizat mastocite aktivizohen nga imunoglobulinat E (IgE), një lloj antitrupi, dhe lirojnë substanca kimike inflamatore si histaminat. Disa komponime, megjithatë, mund të aktivizojnë mastocite pa ndërvepruar me antitrupat IgE, duke shkaktuar një reagim të quajtur "pseudo-alergjik". Këto substanca, të njohura si sekretagoge bazë, janë pjesë e shumë barnave që mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Ndërsa simptomat e një reaksioni pseudo-alergjik janë të ngjashme me ato të një reaksioni alergjik normal, mungesa e përfshirjes së antitrupave sugjeron se zhvillohen përmes një mekanizmi të ndarë.

Hipotezohej se sekretagoget bazë aktivizonin mastocite duke u lidhur me një receptor të proteinës që njihet si Mrgprx2. Kompleksi gjenetik i receptorit ekuivalent te minjtë, megjithatë, e ka bërë studimin e receptorëve teknikisht të vështirë. Grupi i kërkimit ka zhvilluar një model të miut gjenetikisht të modifikuar në mënyrë të tillë që t'i lejojnë të studiojnë receptorin në thellësi.

Shkencëtarët kanë vendosur që receptorët Mrgprb2 gjenden në mastocitet dhe se kompozimet aktivizojnë receptorët Mrgprx2 njerëzore, duke përfshirë sekretagoget bazë, aktivizimi edhe i receptorëve të kafshëve.

Kërkuesit kanë krijuar minj me receptorë Mrgprb2 që nuk ishin funksionalë. Këta minj kishin një numër normal mastocitesh dhe të njëjtët janë shkaktuar nga antitrupa IgE. Megjithatë sekretagogët në disa barna që shkaktojnë reaksione alergjike te njerëzit, nuk i kanë shkaktuar këto reaksione te minjtë. Gjithashtu komponimet nuk kanë aktivizuar mastocitet te minjtë e laboratorit pa receptorin Mrgprb2, dhe mastocitet njerëzore pa receptorin Mrgprx2. Këto rezultate konfirmojnë se receptorët janë përgjegjës për reaksionet pseudo-alergjike.

Në bazë të rezultateve të këtij studimi, kërkuesit po studiojnë komponime që bllokojnë veprimin e receptorëve, të cilat të mund të parandalojnë reaksionet negative të shumë barnave me përdorim të përditshëm./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC