Klamidia rezultoi si sëmundja infektive më e zakonshme. Për 2012-ën janë raportuar 384.105 raste në Zonën Ekonomike Evropiane, por incidenca e vërtetë është më e lartë pasi ka pasur edhe nënvlerësime të rasteve. Dy të tretat e të gjitha rasteve me klamidi janë raportuar te të rinjtë midis moshës 15 dhe 24 vjeç, me përqindjen më të lartë mes femrave të moshës 20-24 vjeç.
Me 50.341 raste, gonorrea është infeksioni i dytë bakterial më i zakonshëm. Numri i rasteve është rritur me 58% mes viteve 2008 dhe 2012, ndërsa shumë vende tregojnë një tendencë në rritje edhe sot e kësaj dite. Kontrolli i gonorresë është i bazuar tërësisht në antibiotikë, por aktualisht është i kërcënuar nga rezistenca emergjente në rritje e cefalosporinave të gjeneratës së tretë.
Në 2012-ën, u raportuan 17.291 raste me infeksion të hepatit B, nga 28 vende të BE-së. 17.1% u klasifikuan si infeksione akute dhe pjesa tjetër si kronike. Në të dyja rastet, përqindjet më të larta u regjistruan në grupmoshën 25-34 vjeç. Shumë persona të infektuar me virusin e hepatitit B nuk kishin simptoma klinike akute dhe më shumë se 1/4 shërohet spontanisht. Ata me infeksion kronik rrezikohen nga zhvillimi i sëmundjeve të mëlçisë.
30.483 e rasteve me hepatitit C u raportuan në 26 vende të BE-së në vitin 2012. Nga këto, 1.7% e tyre u klasifikuan si akute, 12,8% kronike dhe 77,8% të panjohura. Rreth 75% e rasteve të infeksionit akut kthehet në kronik. Infeksioni nga virusi i hepatit C shkaktoi cerozë kronike në më shumë se 35% të pacientëve.
Të 29.306 rastet e diagnostikuara me HIV / AIDS janë ndoshta nënvlerësuar për shkak të vonesës së raportimit në disa vende. Përqindja më e lartë është raportuar nga meshkujt të cilët kanë pasur raporte me meshkuj (40%). Marrëdhëniet heteroseksuale janë në masën 34% dhe përdorimi i drogave të injektueshme ka rezultuar me kontraktimin e infeksioneve të reja me HIV në masën 6%.
Në vitin 2012, janë raportuar 20.769 raste me sifiliz nga 29 shtete anëtare të BE-së. Shumica janë mbi 25 vjeç. Është vënë re një trend në rritje veçanërisht në mesin e burrave, duke sugjeruar se shifra mund të ndikohet nga transmetimi i sifilizit mes meshkujve që bëjnë seks me meshkuj.