Shëndetësi

mar252016

Kreditet në fushën e shëndetësisë: Me ecm33.al tashmë merren online

tags: ECM33.al

Në programin e parë të certifikimit të mbyllur vitin e kaluar, ishin të shumtë mjekët, farmacistët dhe dentistët që e lanë për në muajt e fundit plotësimin e krediteve të përcaktuara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Rezultati ishte: çoroditje dhe ngut i madh për t'i përmbushur detyrimet në momentin e fundit. Sot ata janë të vetëdijshëm se pjesëmarrja në konferenca dhe seminare është domosdoshmëri jo vetëm për informim dhe përditësim, por edhe sepse lidhet direkt me vijimësinë e ushtrimit të profesionit.

Në këtë kontekst LIFE shpk, e vetmja shtëpi botuese e specializuar në fushën e shëndetësisë, ofron një platformë tërësisht novatore me kurse online të realizuara enkas për mjekë, farmacistë dhe dentistë. Për herë të parë në Shqipëri, profesionistëve do t'ju ofrohet mundësia që të ndjekin nga shtëpitë ose vendet e tyre të punës programe të Edukimit në Vazhdim, të sjella në gjuhën shqipe kundrejt një numri të caktuar kreditesh.
Kurset janë realizuar nga emrat më në zë në nivel ndërkombëtar të disiplinave përkatëse, të vëna në dispozicion nga EDRA LSWR, e cila është një nga ofruesit kryesore të edukimit në vazhdim online në Itali. Të gjitha informacionet lidhur me kurset, që nga numri i krediteve, çmimi, mënyra e pagesës, etj., do t'i gjeni duke klikuar në skedën e secilit kurs.  

Aktualisht tre janë kurset që ECM33.al vë në dispozicion të profesionistëve:

Për mjekët kursin "Komunikimi mjek-pacient: raporti efikas (R2015)" , i cili analizon raportin mjek-pacient, dinamikat që drejtojnë marrëdhëniet, teknikat e të dëgjuarit aktiv dhe qëndrimet e duhura për t'i shpjeguar pacientëve patologjitë, duke e përshtatur sjelljen sipas kontekstit dhe bashkëbiseduesit.

Për farmacistet ofrohet kursi "Sëmundja e Parkinsonit". Në të shpjegohen karakteristikat e përgjithshme të sëmundjes, epidemiologjia, etiologjia,  patogjeneza dhe alterimet anatomo-patologjike, prezantohet aktualiteti i terapisë farmakologjike dhe jo farmakologjike, si dhe iu kushtohet vëmendje aspekteve mjeko-ligjore për këtë tipologji të sëmurësh.

Për dentistët ofrohet kursi "Emergjenca, infeksione dhe anomali", këta do të  kenë mundësi të azhornohen mbi menaxhimin e emergjencave mjekësore të zakonshme dhe atyre më të rëndësishme.

Mënyra se si procedohet për të ndjekur një kurs është e thjeshtë:

*Regjistroheni me të dhënat tuaja në platformën ECM33.al
*Blini kursin nëpërmjet transfertës bankare.
*Pas blerjes ju vjen me email një kod personal me të cilin aktivizoni kursin e dëshiruar.

Pasi të keni shfletuar të gjithë përmbajtjen  dhe të keni kryer testet, ju mund të shkarkoni certifikatën e cila dëshmon ndjekjen e kursit dhe njihet nga QKEV.

Klikoni këtu për të hyrë në platformë./

 

Përgatiti: Dorina Gjuzi

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC