Shëndetësi

mar142016

Ja si mund të ndiqni një kurs të Edukimit në Vazhdim në platformën online ECM33.al

tags: ECM33.al

Ju kujtojmë se platforma ECM33.al vë në dispozicion të mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve kurse të akredituara, të realizuara nga emrat më të njohur ndërkombëtarë në disiplinat përkatëse. Si të tilla listojmë:

* Kursin "Sëmundja e Parkinsonit", realizuar për farmacistët. (12 kredite)
* Emergjenca, infeksione dhe anomali, realizuar për stomatologët. (24 kredite)
* Komunikimi mjek-pacient: raporti efikas (R2015), realizuar për mjekët e të gjitha specialiteteve. (15 kredite)

Më poshtë keni një përmbledhje të hapave që duhet të ndiqni për të pasur akses në një kurs. Po ashtu për çdo paqartësi mund të konsultoheni me faqen e informacioneve FAQ ose të na kontaktoni drejtpërdrejt duke zgjedhur opsionin "Kërko asistencë".

1) Regjistrohuni në platforme ECM33.al duke ofruar të dhëna të sakta.

2) Pasi të keni konsultuar skedën e kursit me detajet dhe çmimin përkatës, klikoni mbi opsionin "Blini kursin".

3) Do të adresoheni në faqen e LIFE, ku për të përfunduar porosinë duhet të shtypni tastin "Bli" dhe "Vazhdo blerjen". Këto dy opsione indikojnë kompletimin e porosisë por jo blerjen reale te kursit.

4) Plotësoni formularin me të dhënat që ju kërkohen dhe klikoni "Konfirmo"

5) Ndonëse porosia juaj është kompletuar ju nevojitet "Kodi i Aktivizimit" të kursit pa të cilin nuk mund të filloni atë. Ky kod do t'ju vijë me e-mail vetëm pasi të kryeni pagesën në bankë (të dhënat bankare i gjeni si në skedën e kursit edhe në sitin e LIFE) dhe të dërgoni në adresën tonë të emailit "info@life.com.al", kopjen e mandat-pagesës të skanerizuar apo fotografuar.

6) Menjëherë më pas do t'ju vijë me email Kodi i Aktivizimit, të cilin duhet ta vendosni në kutizën përkatëse (blu) në platformën ECM33.al vetëm herën e parë që do të hyni në kurs.

Pasi të keni shfletuar të gjithë përmbajtjen dhe të keni kryer testet, ju do të merrni me email dhe shkarkoni direkt certifikatën e cila dëshmon ndjekjen e kursit dhe që njihet nga QKEV./D.GJ.

Klikoni këtu për të hyrë në platformë.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC