sht152017
Përfito 12 kredite online me kursin "Sëmundja e Parkinsonit" në ECM33.al
"Sëmundja e Parkinsonit", kursi i dedikuar farmacistëve dhe i vlefshëm për trevjeçarin 2016-2019, ju ofron mundësinë që nga shtëpitë apo vendet tuaja të punës të përditësoni njohuritë dhe njëkohësisht të përfitoni 12 kredite të vlefshme për Programin aktual të Ricertifikimit. E gjeni në platformën www.ecm33.al, e cila për herë të parë në Shqipëri ofron kurse online të realizuara në gjuhën shqipe për mjekë, farmacistë dhe dentistë si pjesë e programit të Edukimit në Vazhdim.
Emrat më në zë në nivel ndërkombëtar të disiplinave përkatëse kanë vënë në dispozicion të profesionistëve të shëndetësisë njohuritë e tyre duke i përmbledhur në këto kurse. "Sëmundja e Parkinsonit" ka si përgjegjës shkencor prof. Ettore Novellino, udhëheqësin e departamentit të Farmacisë, në "Universita degli Studi Federico II" në Napoli, si dhe 8 autorë të tjerë, profesorë të mirënjohur në Itali. Në këtë kurs shpjegohen karakteristikat e përgjithshme të sëmundjes, epidemiologjia, etiologjia, patogjeneza dhe alterimet anatomo-patologjike, prezantohet aktualiteti i terapisë farmakologjike dhe jo farmakologjike, si dhe iu kushtohet vëmendje aspekteve mjeko-ligjore për këtë tipologji pacientësh. Mënyra se si procedohet për ta ndjekur është e thjeshtë:
*Regjistroheni me të dhënat tuaja në platformën ECM33.al
*Blini kursin nëpërmjet transfertës bankare.
*Pas blerjes ju vjen me email një kod personal me të cilin aktivizoni kursin.
Pasi të keni shfletuar të gjithë përmbajtjen e kursit dhe të keni kryer testet përkatës, ju mund të shkarkoni certifikatën e cila dëshmon ndjekjen e kursit dhe njihet nga QKEV.
Dorina Gjuzi