qer222016
ECM33, EDRA zë vendin e parë në klasifikimin "The best Provider ECM"
EDRA është renditur e para në klasifikimin "The Best Provider ECM 2015" (Ofruesi më i mirë i Edukimit të Vazhdueshëm në Mjekësi 2015) për kategoritë e "Botimeve mjeko-shkencore" dhe "Formimit në Terren", dhe e pesta për kategorinë e "Formimit në Distancë". Klasifikimi është pjesë e Vjetarit të Formimit në Shëndetësi, udhëzuesi më autoritar i formimit në Itali i cili përfshin rreth 4.000 kompani e shoqata që operojnë në fusha të ndryshme të përditësimit të profesionistëve të shëndetësisë në këtë vend.
"The best Provider ECM është një indikator i aftësisë për analizë, projektim dhe realizim të nevojave formuese të tregut. Jemi krenarë për këtë vlerësim të rëndësishëm. Arritja e shkallës më të lartë të podiumit nënkupton që i kemi kuptuar nevojat e profesioneve të ndryshme dhe i kemi përkthyer në oferta formuese cilësore", pohon Stefania Carra, përgjegjëse e Eventeve dhe Formimit e EDRA-s.
Kujtojmë se EDRA është njëkohësisht ofruesi i kurseve online të platformës ECM33.al, realizuar për mjekët, farmacistët dhe stomatologët shqiptarë. Kurset janë realizuar në gjuhën shqipe dhe kreditet e tyre njihen nga QKEV. Hyni në platformë për të shfletuar skedën e secilit kurs.
Ludovico Baldessin, drejtor ekzektiv i kompanisë, thotë fjalën e tij për këtë arritje: "EDRA përfaqëson realitetin italian lider në zhvillimin e njohurive mjeko-shkencore. Kompetencat botuese, rrjeti me udhëheqësit e mendimit shkencor më autoritarë në shëndetësi, bashkëpunimet me institucionet më të rëndësishme, të gjitha këto kontribuojnë në përgatitjen e një oferte formuese me vlerë unike dhe të veçantë. Siç deklaroi së fundi ministrja e Shëndetësisë me rastin e publikimit të Inovacion i qëndrueshëm, nën kujdesin e EDRA-s për AIFA-n, shpejtësia me të cilën evoluojnë njohuritë është në rritje eksponenciale dhe prandaj është e domosdoshme që të gjithë profesionistët e shëndetësisë të kenë në dispozicion platforma dhe instrumente që mbështeten në përditësim, për të zhvilluar më tej kompetencat teknike dhe praktike. Në një kohë kur sistemi po evoluon drejt modelit të orientuar mbi rezultatet e kurës mbi pacientin, formimi përfaqëson instrumentin ideal për ta aktivizuar në mënyrë konkrete ndryshimin dhe është pikërisht kjo vlera që EDRA shpreh çdo ditë për angazhimin e saj"./D.GJ.