pri192016
Merrni 12 kredite online me kursin "Sëmundja e Parkinsonit". Me ECM33.al çdo profesion ka kursin e tij
Tashmë farmacistëve ju ofrohet mënyra më e thjeshtë e informimit e njëkohësisht e përvetësimit të krediteve nga shtëpitë apo vendet e tyre të punës. "Sëmundja e Parkinsonit" është kursi të cilin e gjeni në platformën www.ecm33.al dhe i realizuar nga prof. Ettore Novellino, kreu i departamentit të Farmacisë, në "Universita degli Studi Federico II".
Gjashtë janë modulet që ilustrojnë të gjitha aspektet e "Sëmundjes së Parkinsonit". Moduli i parë jep përkufizimin për sëmundjen, epidemiologjia, anatominë dhe histologjinë e trurit. Moduli i dytë përshkruan etiologjinë dhe patogjenezën, predispozitën gjenetike, faktorët e riskut dhe parkinsonizmat monogjenetike. Moduli i tretë trajton aspekte të simptomatologjisë së sëmundjes, mes të cilave simptomat motorike dhe jo motorike, palpitacionet, paqëndrueshmërinë posturale, ngurtësinë etj. Moduli i katërt analizon diagnozën duke u përqendruar te mjetet e diagnostikimit dhe shkallët e vlerësimit. Modulet përmbyllëse, pesë dhe gjashtë, fokusohen në terapitë farmakologjike dhe jo farmakologjike, të cilat janë edhe thelbi i këtij programi të realizuar për farmacistët. Me rëndësi është pjesa dedikuar terapisë orale, ku përshkruhen përbërës si levodopa, amantadina, antikolinergjikët, kabergolina, bromokriptina, si dhe praktikat klinike aktuale, pa lënë jashtë vëmendjes as perspektivat e ardhshme.
"Sëmundja e Parkinsonit" është një kurs intensiv ku mund të kërkoni, rishikoni, testoni të kuptuarit tuaj dhe në fund të merrni 12 kredite të njohura nga QKEV. Pas leximit të çdo moduli do t'ju jepet një pyetësor që verifikon njohuritë tuaja, të cilin mund ta kaloni me sukses vetëm nëse i përgjigjeni saktë 75% të pyetjeve.
Megjithatë keni mundësi të palimituara për përsëritjen e testeve. Me përfundimin e kursit do të shkarkoni dhe merrni me e-mail certifikatën e cila dëshmon kryerjen me sukses të tij. Kujtojmë se ofruesi i këtij kursi është EDRA LSWR, një ndër më të rëndësishmit të edukimit në vazhdim më Itali./D.GJ.
Lexoni këtu mbi procesin e blerjes së kursit.