Shëndetësi

dhj232016

Gripi, në vendin tonë qarkullon AH3N2. Silva Bino: Vaksinohuni, nuk është vonë

tags: GRIP

Në vendin tonë po qarkullon virusi i gripit AH3N2 i cili ka shfaqur simptomat klasike të gripit me temperaturë të lartë mbi 40 gradë, dhimbje trupi dhimbje koke e të tjera simptoma. Vetën në një javë përllogariten të preken rreth 14 mijë qytetarë nga virusi A3N2 raporton Instituti i Shëndetit publik.

Ndërkohë në shërbimin e pediatrisë paraqiten çdo 24 orë 450 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësorë. Të pyetur nga Farmacist33.al specialistë të Institutit të Shëndetit Publik nëse a është përfshirë Shqipëria nga një epidemi gripi ata thonë se është një situatë normale gripi e cila duhet menaxhuar me kujdes.

"Vihet re se ka raste të shtuara të prekur nga virusi AH3N2 por nuk është aq agresiv sa ishte virusi i një viti më parë që kishte prekur Shqipërinë, AH1N1. Një vit më parë kemi pasur edhe vdekje nga gripi për shkak të komplikacioneve të rënda, shprehet Dr.Silva Bino eksperte për sëmundjet infektive.
Mjekët i bëjnë thirrje popullatës të bëjnë vaksinën antigrip e cila sipas tyre bën që simptomat e gripit të manifestohen në forma më të lehta. "Vaksina antigrip mund të bëhet edhe tani. Ajo parandalon vdekjet dhe format e rënda të gripit", thekson Bino.

E pyetur nga Farmacist33.al mbi efektshmërinë e kësaj vaksine, ekspertja e sëmundjeve infektive sqaron se  vaksina nuk mbron nga virozat ndaj dhe njerëzit ngatërrohen kur thonë se edhe pse ishin vaksinuar u sëmurën nga gripi.

 

Alma Demriaj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC