tet132017
Sezoni i gripit. Në 20 tetor nis fushata e vaksinimit
Mjekët dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kërkojnë vaksinimin ndaj virusit të gripit. Edhe këtë vit pritet që në vendin tonë të qarkullojë virusi AH3N2 ndaj dhe vaksinat përmbajnë këto shtame. Në të gjithë qendrat shëndetësore ka nisur shpërndarja e vaksinave e cila ofrohet falas për ekipin mjekësor, të sëmurët kronike gratë shtatzëna . Në 20 tetor pritet që Ministria e Shëndetësisë të lançojë fushatën e vaksinimit ku kërkon që mjekët të vaksinohen të parët pasi janë grup risku.
Por ndonëse mjekët e qendrave shëndetësore thonë se tanimë vaksina duhej të kishte nisur të bëhej nga pacientët, specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se janë në kohë për të filluar. Sipas tyre vaksina e gripit duhet të bëhet 2 javë para se të nisë sezoni i gripit . Madje ajo mund të bëhet te pacientët edhe në dhjetor apo në muaj të tjerë, mjafton që të bëhet dy javë përpara se të prekë virusi i gripit.
Alma Demiraj