jan252018
Barnat antivirale me veprim të drejtpërdrejtë, mund të riaktivizojnë hepatitin B
Rreth një e katërta e pacientëve me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B (HBV) provon një riaktivizim të virusit kur merr barna antivirale me veprim të drejtpërdrejtë për hepatitin C (HCV), sipas një metanalize të publikuar në "Lancet Gastroenterology and Hepatology".
"Domosdoshmëria e një profilaksie antivirale për HBV-në gjatë trajtimit me barna antivirale me veprim të drejtpërdrejtë është ende të diskutueshme. Ne synojmë të analizojmë rrezikun absolut të riaktivizimit të HBV-së te pacientët me infeksion nga hepatiti B, aktiv ose të shëruar, që janë trajtuar me këtë lloj bari për një infeksion të HCV-së", thotë Marcus Mücke (Spitali Universitar Frankfurt). Analiza ka përfshirë 17 studime vëzhguese që përfshinin më shumë se 1600 pacientë me infeksion nga HBV-ja kronike ose të zgjidhur, që janë trajtuar me regjime barnash antivirale me veprim të drejtpërdrejtë pa interferon, për shembull ledipasvir, sofosbuvir, për infeksionin nga virusi i hepatitit C kronik. Rreth 24% e pacientëve me infeksion kronik të HBV-së ka patur një riaktivizim të virusit të hepatitit B gjatë trajtimit, krahasuar me vetëm 1,4 % të atyre me infeksion të zgjidhur.
Gjithashtu, te 9% e pacientëve me HBV kronike ka nisur sëmundja, e lidhur me riaktivizimin e HBV-së, gjë që nuk ka ndodhur tek askush nga ata që kishin patur më parë zgjidhje të infeksionit HBV. Janë vënë re tre evente të rëndësishme klinike, të lidhura me riaktivizimin e HBV-së te pacientët me infeksion kronik nga hepatiti B: një pacient ka patur dekompensim hepatik dhe dy kanë paraqitur pamjaftueshmëri hepatike (me transplant në mëlçisë në njërin nga dy rastet). Autorët konfirmojnë se rezultatet e tyre mbështesin përdorimin e antiviralëve si profilaktikë te pacientët me HBV kronike dhe infeksion nga HCV-ja, të trajtuar me barna antivirale me veprim të drejtpërdrejtë.
"Përkundrazi, pacientët me infeksion nga HBV, të zgjidhur, mund të kenë nevojë vetëm për një monitorim intensiv të aminotransferase alanine ose të HBV-DNA, ose të të dyjave", përfundojnë kërkuesit.
Lancet Gastroent Hepat 2018. Doi: 10.1016/S2468-1253(18)30002-5
http://www.thelancet.com/journals/langas/article/PIIS2468-1253(18)30002-5/fulltext