Shëndetësi

mar152018

Statinat, efikase edhe në rastet me nivele të ulëta sierike të kolesterolit lipoproteik

Edhe te pacientët me nivele të ulëta sierike të kolesterolit lipoproteik me densitet të ulët (LDL-C) dhe me rrezik të lartë kardiovaskular, statinat janë efikase në reduktimin e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet. Këto janë, përmbledhtazi, të dhënat që dalin nga një artikull i sapopublikuar në "American Journal of Cardiology", me autor kryesor Tetsuro Tsujimoto-n (Qendra Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Botërore, Tokio).

"Rekomandimet për menaxhimin e kolesterolit lipoproteik me densitet të ulët dhe kriteret e terapisë me statina, ndryshojnë nga udhëzimet aktuale", konfirmojnë autorët, që për t'u thelluar, kanë zhvilluar një studim perspektiv kohorte, duke përdorur të dhënat e National Health and NutritionExaminationSurvey (NHANES) 1999-2010.
Për të vlerësuar vdekshmërinë për të gjitha rastet, kardiovaskulare ose jo, kërkuesit kanë përdorur një analizë statistikore të bazuar në modelet e rrezikut të Cox-it, duke përfshirë në vlerësim moshën, gjininë, etninë, nivelin e udhëzimeve, praninë e duhanpirjes, indeksin e masës trupore, historitë e mëparshme të sëmundjeve kardiovaskulare apo të kancerit, diabetin, hipertensionin. Po ashtu, janë vlerësuar nivelet sierike të LDL-C, të kolesterolit lipoproteik me densitet të lartë, me trigliceride, vlera të vlerësuara të shpejtësisë së filtrimit glomerular dhe prania ose mungesa e makroalbuminurias.

Në studim kanë marrë pjesë 1.500 pacientë me rrezik të lartë kardiovaskular dhe me nivele të LDL-C më të ulëta se 120 mg/dl (niveli mesatar i LDL-C: 88,7 mg/dl). "99 për qind e subjekteve kanë plotësuar kohën e vëzhgimit dhe rezultatet tregojnë se vdekshmëria për të gjitha shkaqet është dukshëm më e ulët tek ata që i janë nënshtruar terapisë me statina, krahasuar me ata që nuk janë nën terapi", thotë Tsujimoto, duke nënvizuar se rreziku i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet te pacientët në rrezik që po kurohen për statina, nuk dallonte në mënyrë të dukshme ndërmjet atyre me nivele LDL-C 70-120 mg/dl dhe atyre që, përkundrazi, kishin vlera më të ulëta se 70 mg/dl.

"Ndonëse reduktimi i LDL-C, i fituar me krijimin e një terapie agresive të bazuar në statina është i efektshëm gjatë ngjarjeve të tilla si sindroma akute koronare, janë të nevojshme studime të mëtejshme për të sqaruar strategjinë më të përshtatshme për përdorimin afatgjatë të statinave, duke marrë parasysh gjithashtu mundësinë e shfaqjes së efekteve anësore potencialisht serioze, siç është rabdomioliza", përfundojnë kërkuesit.

 

Am J Cardiology 2017. Doi: 10.1016/j.amjcard.2017.08.011
http://www.ajconline.org/article/S0002-9149(17)31381-4/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC