Shëndetësi

maj42018

Ushtrimet fizike, më të mira se vitamina D dhe kalciumi, për të moshuarit që nuk vuajnë nga osteoporoza

Të moshuarit që duan të parandalojnë dëmtimet për shkak të rrëzimeve, duhet të bëjnë ushtrime fizike dhe të mos i besojnë shumë marrjes së vazhdueshme të vitaminës D dhe të kalciumit. Këtë e thotë udhëzimi i ri i Task Forcës Parandaluese SHBA (USPSTF), publikuar në "JAMA". Dokumenti i mëparshëm i Task Forcës mbi këtë argument, që daton në vitin 2012, mbështeste marrjen e shtesave që përmbajnë vitaminë D, si mjet për parandalimin e dëmtimeve të lidhura me rrëzimet, por rishikimi i fundit i literaturës, që ka përfshirë 11 studime klinike me përzgjedhje rastësore, me një total prej më shumë se 51.000 vetësh, nuk ka parë që të moshuarit të kenë ndonjë përfitim nga integratorët, përkundrazi është përballur me një shtim të rrezikut për gurë në veshka nga ata që e marrin. Natyrisht, kjo nuk vlen për ata që kanë një mangësi të provuar të vitaminës D ose që vuajnë nga osteoporoza.

Sipas të dhënave të vitit 2014, 29% e të rriturve të moshës 65 vjeç e lart kanë raportuar se janë rrëzuar të paktën një herë. Pothuajse 38% e tyre kishin patur nevojë për trajtim mjekësor ose për kufizim të aktiviteteve të tyre për një ditë ose më shumë dhe rreth 33,000 njerëz kishin vdekur për shkak të rrëzimit, në vitin 2015. Prandaj USPSTF-ja rekomandon ndërhyrje të bazuara në ushtrimet fizike për të parandaluar rëniet tek ata që janë 65 vjeç ose më shumë dhe që janë në rrezik më të madh. Këto ndërhyrje mund të konfigurohen si mësime të mbikëqyrura individuale ose në grup dhe si terapi fizike. "Rekomandimi i ri, që i vë një theks më të madh stërvitjes, duhet të jetë i dobishëm së pari, sepse ushtrimet fizike, do të reduktojnë rëniet e dëmshme.
Së dyti, ndërhyrja për të inkurajuar ushtrimin fizik mund edhe të përmirësojë shëndetin duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, iktusit, diabetit të tipit 2, demencës dhe kancerit", thotë Heike Bischoff-Ferrari, Universiteti i Zyrihut.

"Sidoqoftë, për të moshuarit me rrezik më të lartë për osteoporozë dhe/ose me mungesë të vitaminës D, mbetet e arsyeshme të merret parasysh shtimi i vitaminës D (800-1000 IU/ditë ose më shumë), në përputhje me rekomandimet e tjera të kompanive profesioniste të endokrinologjisë dhe osteoporozës", përfundojnë redaktorët.

 

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.3185
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2678622

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.4023
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2678595


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC