Shëndetësi

gus62018

A është pudra kancerogjene? Provat shkencore që çuan në dënimin e Johnson & Johnson

Muajt e fundit, ka patur një debat të gjerë në lidhje me kancerogjenitetin e dyshuar të pudrës që gjendet në produktet kozmetike dhe një vendim gjyqësor në SHBA kohët e fundit, e ka dënuar kolosin Johnson&Johnson të paguajë miliarda dollarë si kompensim për gratë e sëmura. Por, "nuk ka dëshmi mbi lidhjen ndërmjet përdorimit të pudrës dhe rrezikut të kancerogjenitetit". Ky është opinioni i toksikologëve të Shoqatës Toksikologjike Italiane (SITOX) sipas së cilës, për të bërë "vlerësimin e duhur të rrezikut, duhet të vazhdohet me karakterizimin e raportit dozë/përgjigje dhe ekspozim", ndërkohë që "klasifikimi i bazuar vetëm në rrezikun e brendshëm është i gabuar dhe mund të shkaktojë ankth të panevojshëm në popullsi".

Gjykata, kujton shënimi i SITOX-it, e ka dënuar ndërmarrjen me një "kompensim prej 4.7 miliardë dollarësh për 22 gra që vuajnë nga kanceri i vezoreve, shkaku i të cilit është lidhur nga gjykata me përdorimin e kozmetikës-pluhur që përmban pudër, përsëri sipas gjykatës, të ndotur nga asbesti". Dënimi, shpjegon SITOX-i, "bazohet në kombinimin e dy konkluzioneve të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin (IARC), e cila e konsideron asbestin një kancerogjen të sigurt (grupi 1) për disa organe, duke përfshirë vezoren dhe që më parë, kishte studiuar mundësinë që të ishte kancerogjen (grupi 2B) për vezoren, përdorimi në zonën perineale të produkteve kozmetike pluhur që përmbajnë pudër, pa specifikuar nëse janë apo jo të kontaminuara me asbest".

Sipas toksikologëve italianë, "sa i përket kancerit ovarian dhe ekspozimit ndaj asbestit, të dhënat epidemiologjike mbi të cilat bazohet vlerësimi i IARC-së tregojnë qartë se ekziston një shtim modest, por i mundshëm i rrezikut në popullatën femërore të ekspozuar ndaj inhalimit në nivele të larta përqendrimi për arsye pune. Në të vërtetë, nuk është vërejtur shtim në popullatën me ekspozim mjedisor ose me ekspozim të ulët në punë. Të dhënat që lidhen me ekspozimin ndaj pudrës dhe në veçanti ndaj përdorimit nga gratë në zonën perineale, të kozmetikëve pluhur që përmbajnë pudër, janë edhe më pak bindëse. Nga njëra anë, IARC-u arrin në përfundimin se inhalimi i pudrës që nuk përmban asbest ose fibra asbestike, nuk është klasifikuar si kancerogjen.

Nga ana tjetër, në bazë të 20 studimeve epidemiologjike, mes të cilëve, një studim kohorte dhe 19 studime me kontrolle të rasteve, vetëm pak tregonin një shtim modest të rrezikut për kancer ovarian te gratë që kanë përdorur në zonën perineale kozmetikë pluhur që përmbajnë pudër.

Prandaj, thonë toksikologët e SITOX-it, "prova se përdorimi në zonën perineale i kozmetikëve pluhur që përmbajnë pudër, ka lidhje me rritjen e rrezikut të kancerit të vezoreve është shumë e dobët". Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto studime iu referohen ekspozimeve që datojnë në vitet '50 dhe '70 të shekullit të kaluar dhe se sigurisht, kontrolli i cilësisë së produkteve kozmetike aktualisht në përdorim, është shumë më i madh se në të kaluarën". Bazuar në këto të dhëna, SITOX-i rithekson që "alarmet e ngritura nuk mbështeten nga të dhënat shkencore në dispozicion". Vetëm të dhënat sasiore të raportit dozë/përqendrim-reagim, krahasuar me shtrirjen e ekspozimit, lejojnë nxjerrjen e përfundimeve të qëndrueshme mbi efektin e mundshëm toksik.

Në këtë rast, të dhënat tregojnë se rreziku kancerogjen aktual që rrjedh nga përdorimi i pluhurave kozmetike me bazë pudre, nuk është i qëndrueshëm në bazë të metodologjisë së zbatuar çdo ditë në botë, bazuar në karakterizimin e rrezikut".

Sipas SITOX-it, "për të vazhduar me një vlerësim të rrezikut të bazuar shkencërisht, është e nevojshme të vazhdohet me karakterizimin e marrëdhënies dozë/përgjigje dhe ekspozim dhe se përdorimi i klasifikimit të bazuar vetëm në rrezikun e brendshëm, është i gabuar dhe mund të shkaktojë ankth të panevojshëm në popullsi".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC