Ushqyerje

qer272019

Kosi mund të reduktojë rrezikun e adenomave intestinale

Konsumimi i dy ose më shumë racioneve javore të kosit, i ndihmon më së shumti burrat në pakësimin e mundësive për zhvillimin e adenomave, formacione prekanceroze që paraprijnë zhvillimin e adenokarcinomës intestinale. Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën "Gut", në të cilën autorët, mes të cilëve edhe Yin Cao (Universiteti i Uashingtonit), shqyrtuan dietat dhe zhvillimin e mëvonshëm të llojeve të ndryshme të adenomave te 32,606 meshkuj që ishin pjesë e Studimit mbi Profesionistët e Shëndetit dhe te 55,743 gra të regjistruara në Studimin e Shëndetit të Infermiereve.

Të gjithë pjesëmarrësit, të cilët i ishin nënshtruar një kolonoskopie në periudhën 1986-2012, u ofruan kërkuesve çdo katër vjet, informacion të hollësishëm rreth mënyrës së tyre të jetesës dhe dietës, duke përfshirë sasinë e kosit të konsumuar.
"Gjatë periudhës së studimit, janë zhvilluar 5.811 adenoma në popullatën mashkullore dhe 8.116 në popullsinë femërore", shpjegon Cao. Krahasuar me meshkujt që nuk hanë kos, ata që konsumonin dy ose më shumë racione në javë, kishin 19% më pak mundësi për të zhvilluar një adenomë. Por jo vetëm: gjasat janë ulur deri në 26% për adenomat shumë të dyshimta për t'u bërë kancerogjene dhe për ato që gjenden në kolon, më shumë sesa në rektum.

"Nga ana tjetër, mes grave, nuk kishte asnjë lidhje mes atyre që hanin kos dhe zhvillimit të adenomave", shkruajnë autorët, duke theksuar se studimi është vëzhgues dhe, si i tillë, nuk mund të krijojë asnjë lidhje midis shkakut dhe efektit. "Një shpjegim i mundshëm i këtyre rezultateve është se Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, dy baktere që zakonisht gjenden në kos, mund të zvogëlojnë numrin e kimikateve që shkaktojnë kancer në zorrë. Dhe lidhja veçanërisht e dukshme që u shfaq për adenomat e zorrës së trashë mund të jetë pjesërisht për shkak të aciditetit më të ulët (pH) në këtë pjesë të intestinit, gjë që e bën atë një mjedis më mikpritës për këto baktere", përfundon Cao.


Gut 2019. Doi:10.1136/gutjnl-2019-318374
https://gut.bmj.com/content/early/2019/05/22/gutjnl-2019-318374


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC