Shëndetësi

sht112018

Dekongjestantët nazalë. Ekspertët sqarojnë gabimet që bëhen me hundën

Dekongjestantët e administruar njëkohësisht në të dyja anët e hundës, minojnë ciklin fiziologjik të hundës dhe shkaktojnë brenda pak javësh rinitin mjekësor, të karakterizuar nga mbyllja e njëkohshme e të dyja kaviteteve nazale. Këtë e kanë thënë mjekët, gjatë Kongresit të parë Ndërakademik Kombëtar të Akademive të Rinologjisë dhe Citologjisë Nazale në Itali.

Ekspertët, në një deklaratë për shtyp, shpjegojnë se gjatë ciklit fiziologjik të hundës, flegrat alternohen, për ta bërë punën më mirë: hunda nuk punon 100% në të dyja flegrat;  funksionimin e rregullon alternimi i aktivitetit me pushimin dhe dekontaminimi i kaviteteve nazale, në kohëzgjatjen e rreth 4-6 orëve, të kushtëzuara edhe nga pozicioni i trupit tonë.

Dekontaminimi është një lloj pauze në të cilën hunda ka nevojë për aktivitetin e saj të vazhdueshëm filtrues prej rreth 15 mijë litrash ajër, që ajo i fryn mesatarisht çdo ditë.

Varësisht se ku jetoni dhe të periudhës së vitit, mukoza e hundës është parë të luftojë (viruset, bakteret, smogun, polenet, pluhurat etj.). Për këtë arsye, nevojitet një moment pushimi, koha e nevojshme për "dekontaminimin". Kështu, paralajmërojnë mjekët, "dekongjestionantët nuk duhet të përdoren për më shumë se një javë dhe kurrë në të njëjtën kohë në të dyja flegrat e hundës".

Një tjetër gabim i zakonshëm me spërkatësit nazalë, që mund të shkaktojnë episodet e gjakderdhjes, ka të bëjë me metodat e administrimit në përgjithësi. Në pjesën e përparme të septumit nazal, thuhet në deklaratë, "është e pranishme një zonë e vogël, që quhet lokus valsalvae, ku enët e gjakut kryqëzohen. Kjo është një zonë shumë e ndjeshme ndaj gjakderdhjes, për shkak të ndikimit traumatik të pajisjeve mjekësore. Për të shmangur epistaksisin është mirë të shmanget traumatizimi i mukozës së seksionit nazal gjatë trajtimit me spërkatësin nazal".

"Sëmundjet që përfshijnë hundën, rinitin, sinusitin, polipozën etj. shpesh shfaqen me çrregullime të vogla, thotë Massimo Landi, President i AICNA-s (Akademia Italiane e Citologjisë Nazale), ndërsa në të vërtetë, cilësia e jetës së pacientit me simptomatologjinë nazale nuk është e mirë: frymëmarrja e keqe dëmton gjumin, me pasojë paraqitjen jo të mirë në shkollë e në punë ose në aktivitetin fizik. Gjatë kongresit, një rëndësi të veçantë do të ketë studimi i citologjisë nazale, një metodikë shumë e dobishme për një klasifikim të hershëm të sëmundjeve të hundës në fëmijërinë e hershme, një periudhë prej së cilës vijnë shumica e tyre, duke shmangur kështu një evolucion të sëmundjes".

Sëmundjet e hundës ndodhin në fëmijëri dhe shpesh, bëhen kronike. Sipas OBSH-së, në vitin 2020, 50% e fëmijëve do të jenë alergjikë, por, edhe sot në pediatri, vlerësohet se riniti alergjik prek 10 - 20 % të tyre, duke u shtuar në popullatën e rritur. Riniti alergjik është shpesh paradhoma e astmës në moshat e mëposhtme dhe për këtë arsye, është i rëndësishëm klasifikimi i saj i saktë për të vlerësuar rëndesën dhe përparimin.
"Pikërisht sepse hunda shpesh harrohet dhe neglizhohet, sqaron Matteo Gelardi, Presidenti i IAR (Akademia Italiane e Rinologjisë), edhe pacientët i nënçmojnë çrregullimet e saj, ndonëse të gjithë, të paktën një herë në jetën e tyre, kanë një episod të rinitit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC