Shëndetësi

sht182018

FDA-ja, ultimatum prodhuesve dhe shpërndarësve të cigareve elektronike

Ose brenda 60 ditësh do të vihet në zbatim një plan për ta vënë situatën nën kontroll dhe do të gjendet mënyra për të evituar rënien e cigareve avulluese në duart e të miturve, ose për këto produkte do të ndalohet shitja në dyqane dhe supermarkete.

Këtë mesazh në formë ultimatumi ua ka dhënë FDA-ja prodhuesve kryesorë të cigareve elektronike. Por, jo vetëm kaq. Autoritetet federale u kanë dërguar letër edhe 1100 rishitësve, duke i paralajmëruar të mos ua shesin cigaret elektronike të rinjve, përndryshe do të paguajnë gjoba shumë të kripura dhe do të vuajnë sanksione të tjera të rënda. Kjo vlen si për rishitësit e vegjël, ashtu edhe për grupet e shpërndarjes me shumicë, si Walgreens dhe Walmart.

Ndërkohë, ka nisur tashmë vala e parë e kundërvajtjeve për 131 biznese. Sipas shifrave të fundit, ka më shumë se dy milionë fëmijë të shkollave nëntë-vjeçare dhe të mesme që i pinë këto cigare në Amerikë, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me një rritje mbresëlënëse prej 75% krahasuar me vitin 2017, një situatë, thekson FDA-ja, "e përmasave epidemike".

Ndonëse cigaret elektronike me avullim shihen si një mjet i dobishëm për duhanpirësit e rritur, për t'i nxitur ata të braktisin paketën e cigareve, që është më e dëmshme, ka një shqetësim në rritje për varësinë e krijuar te më të rinjtë: varësia për shkak të nikotinës që gjendet në lëngje të ndryshme të aromatizuara me mentol, në vend të aromës së mangos ose kastravecit.

Nëse nuk zbatojnë urdhrin, prodhuesit rrezikohen nga marrja e masave civile dhe penale nga autoritetet federale. Çdo vit në Amerikë, sipas të dhënave të fundit zyrtare, ka 480 mijë vdekje të lidhura me cigaret. Qëllimi i kontrollit të FDA-së, siç kanë shpjeguar autoritetet e saj, është që e-cig nga një parandalues i mirë kundër pirjes së duhanit tradicional, të mos shndërrohet në një problem të ri serioz për shëndetin e amerikanëve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC