Shëndetësi

sht272018

Probiotikët e rinj. Rruga e tyre, nga shqetësimet gastrointestinale, te mbrojtja imunitare

Çrregullime (parehati) gastrointestinale, mbrojtje imunitare, ndryshime të dobishme në përgjigjen ndaj alergeneve. Këto janë tri fushat kryesore në të cilat, sipas udhëzimeve EFSA (Autoriteti European për Sigurinë e Ushqimit) mund të jenë të dobishëm probiotikët e rinj.

Këtë e thotë Integratori Italia që merr shtysë nga publikimi i EFSA-s për të qartësuar rolin dhe efektivitetin e probiotikëve në kontributin e tyre mbi shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Në veçanti, EFSA veçon parehatinë gastrointestinale, si një zonë në të cilën probiotikët mund të jenë të dobishëm: "Ky lloj treguesi i shëndetit, shpjegon shënimi i Integratori Italia, është me interes kur ka, sipas EFSA-s, dy popullsi të synuara: të rriturit me sindromën e zorrës së trashë dhe, në moshën pediatrike, të porsalindurit me kolika". Përsa i përket zonës së mbrojtjes imunitare, shënimi thotë se "linjat e kërkimit që për EFSA-n konsiderohen të pranueshme në lidhje me zhvillimin e treguesve të shëndetit (health claims), përqendrohen tek infeksionet, vaksinimet dhe aktiviteti antibakterial te njeriu. Në këto fusha, literatura shkencore tregon se probiotikët kanë provuar se janë të dobishëm në reduktimin e infeksioneve të traktit të sipërm respirator dhe në rastet e infeksioneve nga Clostridium difficile".

Fusha e tretë ka të bëjë me ndryshimin dobisjellës në përgjigje ndaj alergeneve, një temë që "mbledh më shumë se 900 artikuj në bazën e të dhënave PubMed, nga të cilat 171, janë studime klinike. Një metaanalizë e pesë studimeve ka treguar një reduktim të ndjeshëm të ekzemës foshnjore".

"Kërkimi prej më shumë se 30 vjetësh, e ka konsideruar zonën e probiotikëve një sektor në të cilin duhen investuar burimet, nënvizon Lorenzo Morelli, bashkautor i udhëzimeve FAO/OBSH mbi probiotikët, për të shqyrtuar më mirë lidhjen ndërmjet shëndetit dhe baktereve, duke i identifikuar këto të fundit si mjetet potenciale të ruajtjes së shëndetit".

Morelli shton se "evidencat kryesore për të cilat ekziston një konsensus më i madh shkencor, tregojnë se probiotikët ndikojnë në përbërjen e mikrobiotës dhe kontribuojnë ndjeshëm në shëndetin dhe në mirëqenien e mikpritësit. Në subjektet e shëndetshme, disa probiotikë janë të dobishëm në rregullimin kanalit të tretjes dhe në reduktimin e parehatisë intestinale; disa probiotikë mund të jenë antagonistë ndaj patogjeneve të zorrëve.
Disa probiotikë shfaqin një përmirësim të përgjithshëm të çrregullimeve funksionale intestinale (ënjtje, siklet në bark, etj.) te fëmijët; të tjerët, ndoshta në sajë të stimulimit të rrugëve jo specifike të imunitetit, duket se janë në gjendje të zvogëlojnë kohëzgjatjen dhe/ose ashpërsinë e sëmundjeve virale sezonale. Raportet paraprake sugjerojnë se shtamet specifike probiotike mund të zvogëlojnë përhapjen ose disa aspekte dermatologjike të sëmundjeve alergjike te fëmijët. Ushqimet që përmbajnë probiotikë e kanë shfaqur sigurinë e tyre si në popullatën e shëndetshme, ashtu edhe në atë të prekur nga sëmundje të caktuara.

Shënimi kujton se probiotikët u përcaktuan nga FAO/OBSH në vitin 2001, si "mikroorganizma të gjallë dhe të qëndrueshëm në kohën e përdorimit, efikasiteti i të cilëve lidhet me konsumimin e sasisë së duhur dhe përdorimi i të cilave duhet të sjellë një përfitim për shëndetin apo mirëqenien".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC