Shëndetësi

nën52018

Ndryshimi i antidepresivit te të moshuarit, mund të shtojë sjelljet vetëvrasëse

Modelet e përshkrimit të trajtimit për depresionin, mund të luajnë një rol në shtimin e rrezikut për sjellje vetëvrasëse te pacientët e moshuar, sugjeron një kërkim i ri i publikuar në "European Journal of Clinical Pharmacology" dhe i paraqitur në takimin e këtij viti të Shoqatës Amerikane për Psikiatrinë Gjeriatrike (AAGP).

"Ne kemi identifikuar tri modele të recetave të lidhura me tentativat për vetëvrasjeje dhe vetëvrasjet. Klinicistët duhet ta marrin parasysh këtë rrezik dhe t'i ndryshojnë barnat shumë gradualisht në këtë popullsi, nëse është e nevojshme", thotë Margda Waern (Universiteti i Göteborgut, Suedi), që ka drejtuar studimin. Hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e 185,225 pacientëve mbi 75 vjeç, të cilëve u ishte përshkruar një antidepresiv në periudhën janar 2007-dhjetor 2013 dhe që u ndoqën deri në vitin 2014.

Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI) janë përdorur nga 63.1% e pjesëmarrësve, ndërsa frenuesit e rimarrjes së serotoninë/noradrenalinës (SNRI) dhe antidepresivët triciklikë janë përdorur respektivisht nga 25.3% dhe 11.6%. Modelet e përshkrimit kanë treguar se 14.8% e pacientëve përdorën dy ose më shumë antidepresivë dhe se 50.8% përdornin njëkohësisht medikamente të tjera psikiatrike. Në këtë grupin e fundit, 32% përdornin hipnotikë, 19.9% anksiolitikë, 7.6% antipsikotikë dhe 5.8% barna kundër demencës. Gjatë periudhës së ndjekjes, ka pasur 295 vetëvrasje dhe 654 tentativa për vetëvrasje. Analiza tregoi se kalimi në një antidepresiv të ndryshëm ka më se dyfishuar rrezikun e vetëvrasjes dhe pothuajse dyfishuar, rrezikun e tentativës për vetëvrasje.

Rreziku i sjelljes vetëvrasëse është rritur ndjeshëm edhe te njerëzit që përdornin anksiolitikë ose hipnotikë, së bashku me një antidepresiv. Lidhur me përdorimin shoqërues të antipsikotikëve, rreziku i vetëvrasjes, por jo ai i përpjekjes për vetëvrasje, është rritur ndjeshëm.

Tek ata që merrnin medikamente të demencës së bashku me ato kundër depresionit, rreziku i përpjekjes për vetëvrasje u zvogëlua ndjeshëm, ndoshta sepse disa prej tyre kishin mundësi të hospitalizoheshin në një mjedis të mbrojtur.

 

Eur J Clin Pharmacol. 2018. doi: 10.1007/s00228-017-2360-x
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29103090


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC