Shëndetësi

shk142019

Vaksina kundër gripit redukton vdekshmërinë te pacientët me insuficiencë kardiake

Vaksinimi kundër gripit lidhet me një reduktim të vdekshmërisë te pacientët me insuficiencë kardiake, sipas një studimi vëzhgues, të publikuar në "Circulation". "Infeksioni i gripit është një çështje serioze për pacientët me insuficiencë kardiake. Megjithatë, ekziston një numër i vogël studimesh në literaturë, që hedhin dritë mbi lidhjen ndërmjet vaksinimit kundër gripit dhe rezultateve te pacientët me dështim kardiak. Studimi ynë ka kërkuar të përcaktojë nëse vaksinimi antigrip mund të lidhet me një mbijetesë më të mirë afatgjatë te pacientët me diagnozë të re të dështimit kardiak", konfirmon Daniel Modin (Universiteti i Kopenhagenit), autor kryesor i studimit. Duke përdorur regjistrat danezë të shëndetësisë, kërkuesit kanë identifikuar pothuajse 135.000 pacientë me diagnozë të insuficiencës kardiake në vitet 2003-2015. Të dhënat kanë treguar që norma e vaksinimit vjetor për gripin gjatë periudhës së studimit, ndryshon nga 16%, në 54%.

Gjatë ndjekjes për rreth 3,5 vjet, 58% e personave të grupit të marrë në studim, kanë vdekur dhe analiza ka zbuluar që një e treta e të gjitha vdekjeve ishte për shkaqe kardiovaskulare. Pas rregullimit për më shumë variabla ngatërrues, te pacientët që kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës gjatë periudhës së studimit, është vënë re një zvogëlim me 18% i riskut të vdekjeve dhe 18%, në mundësitë për vdekje nga shkaqe kardiovaskulare, në krahasim me ata që nuk e kishin bërë vaksinën e gripit.

Gjithashtu, përfitimet janë shtuar, me shtimin e numrit të dozave të vaksinës. Së fundi, ata që ishin vaksinuar në shtator apo në tetor, kanë treguar se kanë mbrojtje më të madhe, në krahasim me ata që vaksinohen në nëntor ose dhjetor. "Në optikën e përmirësimit të mbijetesës së të sëmurëve me insuficiencë kardiake, vaksinimi për gripin duhet të konsiderohet një strategji e mundshme e menaxhimit, e krahasueshme me trajtime të tjera mjekësore si beta-bllokuesit dhe inhibitorët e enzimës së konvertimit të angiotensinës", përfundojnë autorët.


Circulation 2018. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.118.036788
https://www.ahajournals.org/doi/10.1161/CIRCULATIONAHA.118.036788


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC