Shëndetësi

mar292019

Acidi bempedoik përmirëson kolesterolin, nëse i shtohet terapisë me statina

Sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", shtimi i acidit bempedoik (inhibitorit i ATP-citrate liaze) në terapinë e toleruar maksimalisht me statina, nuk ka sjellë më shumë ngjarje negative, krahasuar me placebon dhe ka reduktuar në mënyrë të dukshme nivelet e kolesterolit LDL.

"Disa studime afatshkurtra kanë treguar se acidi bempeiodik redukton nivelet e kolesterolit LDL, por të dhënat janë të kufizuara përsa i përket sigurisë dhe efikasitetit të trajtimit në studime afatgjata mbi pacientët me hiperkolesterolemi dhe në terapi me statina", shpjegon Kausik Ray (Kolegji Perandorak i Londrës), autori kryesor i studimit. Për t'u thelluar në këtë argument, kërkuesit kanë studiuar 2.230 pacentë me sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike, hiperkolesterolemi familjare heterozigote, ose të dyja, me një nivel të kolesterolit LDL prej të paktën 70 mg për decilitër (vlera mesatare bazë 103,2 mg/dl), që merrnin tashmë maksimumin e terapisë së toleruar me statina, pavarësisht faktit se ndiqnin edhe një terapi tjetër për uljen e yndyrave.

Nga këta, 1.488 janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë acid bempedoik dhe 742, placebo. Endpointi primar ishte siguria. Endpointi sekondar kryesor shqyrtonte efikasitetin nëpërmjet nivelit të kolesterolit LDL (në përqindje) në javën e dymbëdhjetë të trajtimit.
Kështu, në javën e dymbëdhjetë, acidi bempedoik kishte reduktuar nivelin mesatar të kolesterolit LDL prej 19,2 mg/dl, me një variacion të barabartë me -16,5%, krahasuar me bazën.
Të dhënat e sigurisë dhe të efikasitetit kanë rezultuar koherente, pavarësisht intensitetit të terapisë bazë me statina. Incidenca e eventeve të kundërta (78,5% në grupin e trajtuar me acid bempedoik dhe 78,7% në grupin placebo) dhe e ngjarjeve negative të rënda (respektivisht, 14,5% dhe 14,0%) nuk ka shfaqur dallime thelbësore mes dy grupeve gjatë periudhës së ndërhyrjes, por incidenca e ngjarjeve negative që kanë shkaktuar ndërprerjen e terapisë, ka rezultuar më e lartë në grupin e  trajtuar me acid bempedoik, krahasuar me grupin placebo (10,9% krahasuar me 7,1%), ashtu si edhe incidenca e përdhesit (1,2%, krahasuar me 2).


N Engl J Med. 2019. doi: 10.1056/NEJMoa1803917
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30865796


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC