Shëndetësi

jan302020

Osteoartriti i gjurit. Bari i ri kufizon dëmet fizike, por nuk ka efekt mbi dhimbjen

Miv-711, një inhibitor i ri i katepsinës K, ndonëse nuk është provuar më efikas se placeboja në reduktimin e dhimbjes së lidhur me osteoartritin e gjurit, do të ishte në gjendje të ulte dukshëm përparimin e reduktimit të kockës dhe kërceve, që janë të lidhura me patologjinë. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur Philip Conaghan (Universiteti Leeds dhe Qendra e Kërkimeve Nihr Leeds Biomedical) dhe grupi i tij i punës, në një studim të publikuar në "Annals of Internal Medicine".

"Osteoartriti i gjurit është një gjendje e dhimbshme dhe paaftësuese që prek mbi 14 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe qindra miliona në të gjithë botën. Dhimbja vjen nga një seri procesesh patologjike që përfshijnë kërcin artikular, kockën subkondrale, sinoviumin, meniskun e struktura të tjera artikulare dhe që shkaktojnë insuficiencë artikulare dhe kufizime funksionale", thotë Conaghan, i cili së bashku me kolegët donin të verifikonin nëse inhibitori i katepsinës K mund të lehtësojë simptomat e osteoartritit, duke reduktuar degjenerimin e eshtrave dhe të kërcit.

Studiuesit vlerësuan efektin e barit, si dhe sigurinë e tij mbi 244 pacientë me osteoartrit primar të gjurit, të cilët ishin përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë Miv-711, 100 ose 200 mg në ditë, ose placebo për 26 javë. Rezultati kryesor i studimit ishte ndryshimi në rezultatin e dhimbjes, por gjithashtu u vlerësuan ndryshimet në përparimin e sëmundjes duke përdorur imazhe të rezonancës magnetike. Studimi zbuloi se Miv-711 është i lidhur me një rimodelim më të vogël kockor, më pak humbje të vëllimit të kërcit, nivele më të ulëta të rezorbimit të kockave dhe humbjes së kolagjenit, në krahasim me placebon. Sidoqoftë, bari nuk tregoi ndonjë efekt pozitiv te dhimbja. Sipas autorëve, do të jetë i nevojshëm vlerësimi i mëtejshëm për të konfirmuar përfitimet dhe për të përcaktuar nëse këto mund të përkthehen në një efekt mbi simptomat e sëmundjes.

Në një editorial shoqërues, Jeffrey Katz (Harvard Medical School Hospital, në Boston), pranon se puna është premtuese dhe thekson nevojën për hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar jo vetëm përfitimet afatgjata të Miv-711, por edhe arsyet pse një modifikim i patologjisë nuk gjeneron një ndryshim të menjëhershëm të simptomave.


Ann Intern Med. 2019. Doi: 10.7326/M19-0675
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31887743

Ann Intern Med. 2019 Dec 31. Doi: 10.7326/M19-3809
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31887741


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC