Shëndetësi

kor282020

Parkinsoni. Levodopa është efektive edhe pas periudhave të gjata të sëmundjes

Sipas një studimi të botuar në "Brain", në një popullatë me sëmundjen e Parkinsonit që nuk trajtohet asnjëherë, shtrirja e përgjigjes afatgjatë ndaj levodopës varion në 60%-65% të përfitimit të përgjithshëm motorik të siguruar nga bari, pavarësisht nga kohëzgjatja e sëmundjes. Për më tepër, megjithëse terapia me levodopën është lidhur me luhatje motorike, paaftësia në fazën e qetësisë, natën, gjatë terapisë me barin, ka qenë më pak e ashpër se në rrjedhën natyrale të sëmundjes, përsëri pa marrë parasysh sa zgjat vetë sëmundja.

"Kjo punë na ka dhënë mundësi të vëzhgojmë evolucionin natyral të sëmundjes dhe ndërveprimin e saj me terapinë te pacientët e patrajtuar edhe për më shumë se 20 vjet", shpjegon Gianni Pezzoli, nga Asst Gaetano Pini-Cto, autor i dokumentit. Studiuesit vlerësuan efektet afatgjata të trajtimit mbi simptomat motorike, veçanërisht në fazën e qetësisë, gjatë natës, në 30 pacientë me moshë mesatare 60 vjeç dhe sëmundje shumë të përparuar të Parkinsonit, që e kanë nisur trajtimin me levodopa pas rreth shtatë vjetësh nga fillimi i patologjisë. Pacientët iu nënshtruan vizitave vjetore për të vlerësuar efektet e levodopës në përparimin e aftësisë së kufizuar motorike në fazën e qetësisë dhe simptomat.

Përveçse kanë vëzhguar shtrirjen e përfitimit të levodopës, ekspertët kanë zbuluar se bari e mbron vazhdimisht pacientin, edhe pas katër vitesh nga fillimi i trajtimit. Është treguar gjithashtu një përmirësim i simptomave që i atribuohen degjenerimit të sistemeve jodopaminergjike, siç janë rënia dhe paqëndrueshmëria posturale, për të cilat zakonisht nuk ka reagim të plotë ndaj levodopës. "Studimi ynë sugjeron ekzistencën e një mekanizmi që mbështetet në përgjigjen afatgjatë që nuk është përfaqësuese e degjenerimit të neuroneve dopaminergjike; prandaj përdorimi i rezultateve të mbledhura "gjatë natës" si endpoint kryesor në studimet mbi molekulat neuroprotektive mund të jetë mashtrues dhe të gjenerojë rezultate false, pozitive ose negative. Më në fund, të kuptuarit dhe forcimi i mekanizmave që lejojnë këmbënguljen e përgjigjes afatgjatë edhe pas 20 vitesh sëmundje, do t'u hapë rrugë strategjive të reja terapeutike", përfundon Roberto Cilia, Instituti neurologjik "Carlo Besta", autori kryesor i studimit.


Brain 2020. Doi: 10.1093/brain/awaa181
https://doi.org/10.1093/brain/awaa181


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC