Shëndetësi

jan122021

Vaksinimi anti Covid. Sasia e parë prej 975 vaksinash do të përdoret për t'u injektuar të dyja dozat mjekëve të spitaleve Covid


Mjekë të dy spitaleve Covid, por edhe epidemiologë të Tiranës kanë nisur të aplikojnë vaksinën Pfizer pranë ambienteve të "Air Albania"-s. Në dy ditë janë vaksinuar 110 persona. Sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive, dr. Siva Bino, vaksinimi deri tani po ecën shumë mirë.
 
"Nuk kemi pasur asnjë mjek apo infermier që ka refuzuar ta bëjë vaksinën. Ata që e kanë bërë, nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim pas aplikimit. Nga ana tjetër, po kujdesemi që të mos shkojë dëm asnjë dozë e vaksinës. Pasi hapet, flakoni mund të qëndrojë deri në 2 orë në temperaturë ambienti dhe mund të përdoret për 5 vetë", theksoi Bino.

Vaksina Pfizer duhet aplikuar në dy doza që të sigurojë mbrojtje. Doza e dytë aplikohet 21 ditë pas dozës së parë. Por, sipas dr. Binos, një person që ka bërë vetëm dozën e parë të vaksinës, mund të infektohet, pasi mbrojtja fillon një javë pas dozës së dytë. Pas dozës së dytë, mund të shfaqen edhe efektet anësore, siç janë: temperaturë deri në 38 gradë celsius, këputje, por jo kollë, të cilat zgjasin një ditë. Këto mund të konsiderohen efekte anësore të vaksinës, vetëm nëse shfaqen një ditë pas aplikimit të saj.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC