Shëndetësi

pri232021

Insuficienca ovarike e parakohshme ka lidhje me osteoporozën

Insuficienca ovarike e parakohshme (premature ovarian insufficiency: POI) është e lidhur me osteoporozën. Këtë e ka thënë një studim i kryer në një grup të madh grash në Kanada dhe i botuar në "Menopause", duke konfirmuar kështu rezultatet e marra nga studime më të vogla, të cilat kishin sugjeruar tashmë një lidhje midis POI-t dhe osteoporozës. Hulumtimi, i pari i kryer në një shkallë të gjerë (me mbi 12,000 gra), kishte për qëllim veçanërisht të përshkruante lidhjen midis POI-t (që vlerësohet se prek 1 deri në 4% të grave në të gjithë botën) dhe menopauzës së parakohshme, me dendësinë minerale të kockave dhe osteoporozën.

"Shtimi i kompresionit të sekueleve të lidhura me humbjen e parakohshme të funksionit ovarik, do të ndihmojë për të përcaktuar skrinimin dhe strategjitë e ndërhyrjes së hershme për gratë në Kanada dhe jashtë saj", shkruajnë Alison Shea (Universiteti McMaster në Ontario) dhe kolegët. Në matjet bazë, studimi ka përdorur të dhënat e tërthorta për gratë e grupit të Studimit Gjatësor Kanadez mbi Plakjen. Nga krahasimi i pjesëmarrëseve me POI me ato me menopauzë të hershme ose në moshë normale, nuk u vërejt asnjë ndryshim në dendësinë minerale të kockave të legenit, por gratë me POI kishin më shumë të ngjarë të kishin një normë më të lartë të osteoporozës së vetëraportuar dhe të kishin përdorur barna për osteoporozën. Gjithashtu, pas rregullimit të parametrave, u pa se POI i shtoi mundësitë për osteoporozë. Studimi zbuloi gjithashtu se terapia hormonale e ulte probabilitetin.

Sidoqoftë, shumë gra nuk u trajtuan në mënyrën e duhur, ose nuk ishin në dijeni të përfitimeve që kishte terapia, mbi uljen e rrezikut. Gratë me POI gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë, më pak aktive fizikisht dhe duhanpirëse. "Ky studim thekson rrezikun e lartë për osteoporozë te gratë që përjetojnë menopauzën para moshës 40 vjeç dhe thekson rëndësinë e përdorimit të terapisë hormonale të paktën deri në moshën natyrale të menopauzës, në mënyrë që të reduktohet sëmundshmëria dhe vdekshmëria domethënëse e lidhurame osteoporozën, shoqëruar me fraktura osteoporotike", tha Stephanie Faubion (Shoqata e Menopauzës në Amerikën e Veriut), e papërfshirë në studim.

 

Menopause 2021. Doi: 10.1097/GME.0000000000001756.
https://doi.org/10.1097/GME.0000000000001756


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC