Shëndetësi

nën162021

Ngjyruesit ushqimorë. BE-ja shkon drejt ndalimit të plotë të dioksidit të titanit. Farmaceutika, në dilemë

Komisioni Evropian ka propozuar ndalimin e përdorimit të dioksidit të titanit si ngjyrues ushqimor. Pritet të mësohet se cili do të jetë fati i tij në fushën farmaceutike...

 

Dioksidi i titanit (TiO2) është një hap larg ndalimit përfundimtar në Bashkimin Evropian. Është vënë tashmë në pikëpyetje përdorimi i tij në ushqim, por një projekt-rregullore evropiane propozon që përdorimi i tij të ndalohet përfundimisht. Për shkak të vetive të tij të shkëlqyera, dioksidi i titanit është një përbërës që përdoret si ngjyrues në prodhimet e pjekura, supa, lëngje dhe salca, karamele, kremra të kripura, por edhe në barna dhe në kremrat kundër diellit. Nuk ka asnjë vlerë ushqyese, përkundrazi!

 

Dioksidi i titanit përdoret në formulime dhe barna esenciale

EFSA, Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore, që në mars 2020 kishte theksuar se të dhënat e disponueshme nuk mund të përjashtonin rrezikun e gjenotoksicitetit dhe akumulimit në inde, me rrezikun e efekteve neurotoksike dhe inflamatore, veçanërisht në sistemin imunitar dhe në intestin. Edhe për arsyen se, E171 (akronimi me të cilin tregohet dioksidi i titanit në etiketë) përmban deri në 50% të grimcave me madhësi nano, sjellja e të cilave në trup është e panjohur edhe sot. Për këto arsye, nuk ishte e mundur të përcaktohej një nivel sigurie për marrjen e përditshme. Pikërisht duke iu referuar opinionit të EFSA-s, në tetor, Komisioni bëri një propozim për të ndaluar përdorimin e tij. Përbërja përdoret edhe si eksipient në produktet farmaceutike për shkak të karakteristikave të tij opake, të bardhësisë, pasivitetit kimik dhe mbrojtjes nga rrezet UV; ai është gjithashtu pa aromë e pa shije dhe si i tillë, nuk ka ndikim negativ në ushqim. I përdorur në formulime të ndryshme (kapsula, xhel, pasta edhe për përdorim në lëkurë), ai është i pranishëm në shumë barna esenciale, përfshirë antidiabetikët, antibiotikët dhe barna të ndryshme veterinare.

 

Propozim për një rregullore të re evropiane

Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe bazuar në analizën e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), rregullorja parashikon që aditivi të mbetet për momentin në listën e përbërësve të autorizuar për përdorim në barna, "për të shmangur mungesën momentale të barnave që e përmbajnë atë". EMA, duke iu përgjigjur një kërkese të Komunitetit Evropian për ndikimin që ka heqja e përbërjes në fushën farmaceutike, deklaroi se do të nevojiten kërkime të thelluara për të gjetur alternativa të përshtatshme dhe për të garantuar të njëjtën cilësi, siguri dhe efikasitet. Deri më sot, shpjegon EMA, nuk është identifikuar asnjë përbërës që, i vetëm, të jetë në gjendje të ofrojë të njëjtat karakteristika si TiO2. Alternativat e mundshme të identifikuara deri më tani përfshijnë karbonatin e kalciumit, pudrën dhe niseshtenë, por ato kanë një sërë disavantazhesh (p.sh. pamundësia e përftimit të filmave mjaft të hollë).
Zëvendësimi i TiO2, aktualisht, nuk ndiqet penalisht. Megjithatë, në rregulloren e propozuar, parashikohet që Komisioni të shqyrtojë situatën brenda tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të dokumentit, mbi bazën e një vlerësimi të përditësuar nga EMA. Prandaj, industria farmaceutike do të duhet të punojë për të zhvilluar alternativa që zëvendësojnë dioksidin e titanit në produkte të reja dhe tashmë të autorizuara dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në autorizimet për hedhje në treg.


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC