dhj172021
Nivelet e vitaminës D në normë, për një shëndet të mirë të zemrës. Ja, cilat janë
Sipas një studimi të botuar në European Heart Journal, mungesa e vitaminës D mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD). Në veçanti, studimi ofron një provë gjenetike për lidhjen midis kësaj vitamine dhe rrezikut për CVD. Për autorët, ka të ngjarë që efektet më të forta do të ishin përmirësimi i statusit të vitaminës D mes atyre që kanë përqendrimet më të ulëta, por që korrigjimi i vitaminës në të gjithë popullsinë mund të zvogëlojë barrën e sëmundjeve kardiovaskulare.
"Rezultatet tona janë emocionuese pasi sugjerojnë se nëse mund ta sjellim vitaminën D në nivele normale, do të jemi gjithashtu në gjendje të ndikojmë në normat e sëmundjeve kardiovaskulare. Në popullatën e studimit, duke rritur vitaminën D tek individët me mungesë të paktën 50 nmol/L, ne vlerësojmë se 4.4% e të gjitha rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare mund të shmangen", tha Elina Hyppönen (Instituti i Kërkimeve të Kancerit në Universitetin e Australisë Jugore), nënshkruesja e fundit e studimit, për të cilën është veçanërisht e rëndësishme të kuptohet lidhja midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe CVD-ve, duke marrë parasysh prevalencën globale të këtyre të fundit.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me mungesë të vitaminës D kishin më shumë gjasa të përjetonin sëmundje të zemrës dhe hipertension sesa ata me nivele normale. Duket se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte më i lartë tek individët me përqendrime më të ulëta. Konkretisht, autorët kryen një studim jolinear mendelian me përzgjedhje rastësore, duke përdorur të dhëna nga Biobank-u në Mbretërinë e Bashkuar, për mbi 44,500 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbi 250,000 kontrolle. Kjo bëri të mundur vlerësimin e pjesëmarrësve, bazuar në nivelet e vitaminës D, se si rritja e këtyre niveleve mund të ndikojë në rrezikun e CVD-ve.
"Mungesa e rëndë është relativisht e rrallë, por në mjediset ku kjo ndodh është shumë e rëndësishme të jesh proaktiv dhe të shmangësh efektet negative në zemër. Për shembull, mungesa mund të jetë problem për njerëzit që jetojnë në azile dhe që kanë ekspozim të kufizuar në diell", tha Hyppöneni në parim, duke shpjeguar se si vitamina D mund të merret përmes ushqimit, i cili megjithatë është një burim i pakët.
"Nëse nuk e marrim vitaminën D nga dielli, na duhet të flasim për një nga nutrientët e rrallë, që për plotësimin e nevojave tona, ndonjëherë na duhet ta marrim si suplement ditor", shtoi ajo.
European Heart Journal 2021. Doi: 10.1093/eurheartj/ehab809.
https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehab809