Shëndetësi

maj312022

Suplementet, testet e tiroides dhe biotina me doza të larta. Ja, çfarë duhet të dini

Një kërkim i ri i kryer në SHBA ka zbuluar se një përqindje e konsiderueshme njerëzish që marrin suplemente me përmbajtje të lartë biotine, për shëndetin e thonjve, lëkurës dhe flokëve, mund të kenë rezultate të ndryshuara nga testet laboratorike të funksionit të tiroides. Kjo raportohet nga endokrinologët në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Endokrinologjisë Klinike (AACE) për vitin 2022, që kanë sugjeruar: "Nëse testi i tiroides te një pacient asimptomatik sugjeron hipertiroidizëm, pyeteni nëse ka përdorur produkte me përmbajtje biotine për flokët, lëkurën ose thonjtë. Nëse po, këshillojeni që të ndalojë marrjen e suplementit për një javë dhe më pas të matë sërish nivelet e hormoneve tiroide, te cilat ka të ngjarë të normalizohen".

Ndalini suplementet përpara se të bëni teste laboratorike

Studimi u krye në një klinikë në Miçigan dhe Jenna Bernson, MD (Universiteti Shtetëror i Miçiganit), prezantoi një poster që detajonte gjetjet, në takimin e AACE-së.
Anketa u krye në periudhën mars 2021-janar 2022 nga 264 pacientë, nga të cilët 66.3% ishin gra. Nga 249 pacientë që e kishin plotësuar të gjithë sondazhin, 20.4% raportuan se merrnin produkte me përmbajtje biotine dhe 87% prej tyre ishin gra. Nga 54 pacientë që raportuan se merrnin biotinë, 17 (31.5%) pacientë (6.8% e gjithsej 249 pacientëve) raportuan se merrnin doza më të mëdha se 5 mg në ditë. "Doza e biotinës që gjendet në suplementet e vitaminave, rreth 50 mikrogramë, është afërsisht nevoja ditore për trupin e njeriut dhe në përgjithësi nuk ndërhyn në rezultatet laboratorike. Problemi vjen nga doza shumë më të larta të përdorura në produktet kozmetike të cilat mund të përmbajnë nga 5 deri në 10 mg, pra, të marra dy herë në ditë, ato janë 10.000 mikrogramë. Kjo do të ndërhynte në rezultatet laboratorike", tha Saleh Aldasouqi, MD, bashkautor i studimit.

"Është shumë e rëndësishme të pyeten pacientët për biotinën. Produktet e saj tregtohen edhe për burrat, të cilët duan ta bëjnë mjekrën më të dendur. Ka preparate për flokët, lëkurën dhe thonjtë, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Unë u sugjeroj pacientëve që të vazhdojnë me suplementet për flokët dhe thonjtë, por t'i ndalojnë ato një javë përpara se të bëjnë analizat laboratorike", shtoi Cheryl Rosenfeld, DO, endokrinologe. Për sa iu përket të tjerave, ata sugjerojnë disa udhëzime, duke përfshirë edhe udhëzuesin e Shoqatës Amerikane për Kiminë Klinike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC