Shëndetësi

kor282022

Lidhja ndërmjet depresionit dhe mungesës së serotoninës

Sipas një rishikimi të literaturës të botuar në Molecular Psychiatry, nuk ka asnjë provë të qartë se nivelet e serotoninës ose aktiviteti i këtij neurotransmetuesi janë përgjegjës për depresionin. "Shumë njerëz marrin barnat kundër depresionit sepse besojnë se depresioni ka një shkak biokimik, por rezultatet tona sugjerojnë se ky besim nuk bazohet në prova të mjaftueshme", thotë autorja kryesore e studimit Joanna Moncrieff nga Kolegji Universitar i Londrës.

Sipas studiuesve, hulumtimet që kanë vlerësuan nivelet e serotoninës dhe produkteve të saj të shpërbërjes në gjak ose në lëngjet e trurit nuk kanë gjetur dallime ndërmjet individëve të diagnostikuar me depresion dhe pjesëmarrësve të shëndetshëm. Hulumtimet mbi receptorët dhe transportuesin e serotoninës, proteina e synuar e shumicës së antidepresivëve, kanë prodhuar prova të dobëta dhe jokonsistente. Ekspertët analizuan gjithashtu studime në të cilat nivelet e serotoninës u ulën artificialisht në qindra njerëz duke hequr aminoacidin e nevojshëm për prodhimin e molekulës nga dietat.

Një metaanalizë e vitit 2007 dhe një mostër e studimeve të fundit zbuluan se ulja e serotoninës në këtë mënyrë nuk shkaktoi depresion te qindra vullnetarë të shëndetshëm. Studime shumë të mëdha, në të cilat janë përfshirë dhjetëra mijëra pacientë, kanë analizuar variacionin e gjeneve, duke përfshirë atë të gjenit transportues të serotoninës, por nuk kanë gjetur dallime në këto gjene ndërmjet njerëzve me depresion dhe kontrolleve të shëndetshme. Disa studime analizuan edhe efektet e ngjarjeve stresuese të jetës dhe zbuluan se ato kishin një efekt të fortë në rrezikun e njerëzve për t'u bërë me depresion. Vetëm një studim gjeti një lidhje midis ngjarjeve stresuese, llojit të gjenit transportues të serotoninës që kishte individi dhe mundësisë së depresionit, por studime më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse sugjerojnë se gjetja ishte e pavlefshme.

Prandaj, autorët kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë mbështetje për hipotezën se depresioni shkaktohet nga një aktivitet ose përqendrim i reduktuar i serotoninës. Megjithëse studimi nuk ekzaminoi efektivitetin e antidepresivëve, ekspertët inkurajojnë kërkime të mëtejshme mbi trajtimet që mund të fokusohen në menaxhimin e ngjarjeve stresuese ose traumatike në jetën e njerëzve.

 

Molecular Psychiatry 2022. Doi: 10.1038/s41380-022-01661-0
http://doi.org/10.1038/s41380-022-01661-0


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC