Shëndetësi

sht122022

Udhëzime të reja për parandalimin obezitetit te gratë në moshë të mesme

Janë publikuar udhëzime të reja për parandalimin e obezitetit te gratë e moshës 40-60 vjeç, të cilat përfshijnë diskutime të individualizuara të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik për të mbajtur ose arritur një peshë të shëndetshme si te gratë me peshë normale normale ashtu edhe te ato mbipeshë. Përfundimet e eksperteve të Women's Preventive Services Initiative (WPSI) me qëllim përditësimin e shërbimeve parandaluese për gratë, janë publikuar në Annals of Internal Medicine.

"Obeziteti është i zakonshëm te gratë ndërmjet 40-59 vjeç dhe rrit rrezikun e zhvillimt të hipertensionit, dislipidemisë, diabetit të tipit 2, sëmundjeve koronare të zemrës, iktusit, vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, dhe gjithashtu lidhet me kancerin endometrial, atë të vezoreve dhe atë të gjirit", thotë David Chelmow nga Universiteti i Commonwealthit në Virxhinia dhe kryetar i komitetit të ekspertëve që nënshkroi udhëzimet e reja, duke theksuar se ato udhëzimet e mëparshme nuk e trajtonin në mënyrë specifike parandalimin e obezitetit te gratë e moshës së mesme me BMI normale ose mbipeshë.

"Rekomandimi i WPSI plotëson boshllëkun duke vlerësuar të mirat dhe të këqijat e ndërhyrjeve të sjelljes për të parandaluar shtimin në peshë dhe obezitetin te gratë e moshës së mesme", shkruajnë autorët, të cilët kryen një përmbledhje sistematike të 7 provave të përzgjedhura në mënyre rastësore (RCT) për një total prej 51,638 pjesëmarrësesh. Pesë prej tyre u fokusuan në këshillimin e pjesëmarrëseve me mjekët që ofronin këshilla ose rekomandime specifike për ndryshimin e sjelljes, minitorimin e peshës, ndryshimet në dietë ose aktivitet fizik.

Njëri nga studimet vlerësoi ushtrimet nën mbikëqyrjen mjekësore dhe i fundit vlerësoi si ushtrimin ashtu edhe këshillimin.

Rezultatet? Në 4 nga 5 studimet e këshillimit, pjesëmarrëset morën përfitime të rëndësishme të kontrollit të peshës, gjë që nuk ndodhi në dy studimet e ushtrimeve. "Këto gjetje hapin rrugën për kërkime të mëtejshme për të identifikuar ndërhyrjet efektive, të realizueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes te gratë në moshë të mesme", përfundon Chelmow.

 

Annals of Internal Medicine 2022. Doi: 10.7326/M22-0252
http://doi.org/10.7326/M22-0252


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC