Ushqyerje

gus262021

Konsumimi i frutave dhe rreziku për të zhvilluar diabet të tipit 2

Sipas një studimi të botuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism", njerëzit që konsumojnë dy racione fruta në ditë, kanë 36% më pak gjasa të zhvillojnë diabet të tipit 2 (DM2) gjatë pesë viteve të ardhshme sesa ata që konsumojnë më pak. "Këto rezultate tregojnë se një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme që përfshin konsumimin e frutave të plota është një strategji e shkëlqyer për të ulur rrezikun e diabetit", thotë bashkautorja Nicola Bondonno (Universiteti Edith Cowan, Australi), duke theksuar se diabeti është ende një barrë e madhe për shëndetin publik.

Përafërsisht 463 milionë të rritur në mbarë botën jetonin me diabet në vitin 2019 dhe ky numër parashikohet të shkojë në 700 milionë deri në vitin 2045. Rreth 374 milionë njerëz janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar DM2, forma më e zakonshme e sëmundjes. "Një dietë e shëndetshme dhe stili i jetesës mund të luajnë rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për diabet", kujtojnë studiuesit, të cilët studiuan të dhënat e 7,675 pjesëmarrësve nga Studimin Australian të Diabetit, Obezitetit dhe Stilit të Jetesës, duke mbledhur informacion mbi konsumimin e frutave dhe lëngjeve të frutave përmes një pyetësori mbi ushqyerjen. Të dhënat e mbledhura treguan se pjesëmarrësit që konsumuan më shumë fruta të plota, kishin mbi një të tretën më pak gjasa për të zhvilluar diabet në pesë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, lëngjet e frutave nuk dhanë rezultate të ngjashme.

"Ne gjetëm një lidhje midis konsumimit të frutave dhe shënuesve të ndjeshmërisë ndaj insulinës, që do të thotë se njerëzit që hanë më shumë fruta duhet të prodhojnë më pak insulinë për të ulur nivelin e glukozës në gjak", vazhdon Bondonno, duke shpjeguar se nivelet e larta të insulinës që qarkullojnë në enët e gjakut mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe janë të lidhura jo vetëm me diabetin, por edhe me hipertensionin, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës.

 

J Clinical Endocrinology & Metabolism 2021. Doi: 10.1210/clinem/dgab335
http://doi.org/10.1210/clinem/dgab335


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC