Shëndetësi

tet272022

Tiamina mund të reduktojë zhvillimin e migrenës te gratë

Sipas një studimi të botuar në Headache, marrja tiaminës në doza të larta ul ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të migrenës, veçanërisht te gratë.

Dhimbjet e forta të kokës dhe migrena janë çrregullime të zakonshme neurologjike në mbarë botën. Disa kërkime kanë zbuluar se vitamina B, si pjesë e dietës, mund të reduktojë zhvillimin e migrenës.

"Qëllimi i studimit tonë ishte të identifikonte prevalencën e dhimbjes së rëndë të kokës ose migrenës dhe lidhjen midis marrjes së tiaminës dhe riboflavinës me historinë e dhimbjes së kokës, duke përdorur një kampion të madh popullsie përfaqësuese kombëtare", shpjegon autori kryesor i studimit Dan Li, nga Universiteti Henan, Zhengzhou, Kinë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga të rriturit amerikanë të intervistuar në National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) nga viti 1999 deri në 2004, të cilët u pyetën për historinë e dhimbjes së kokës dhe marrjen e tiaminës dhe riboflavinës nëpërmjet dietës.

Në studim u përfshinë 13,439 pjesëmarrës, nga të cilët 2,745 (21.6%) të rritur të moshës 20 vjeç ose më të vjetër raportuan se kishin përjetuar dhimbje koke të forta ose migrenë në tre muajt e mëparshëm.

Marrja dietike e tiaminës lidhej dukshëm në mënyrë të kundërt me dhimbjet e forta të kokës ose migrenën. Në analizën e shtresuar, lidhja mbeti e vlefshme në grupin e grave, ndërkohë që nuk u panë ndryshime të rëndësishme midis grupmoshave. Nuk u vu re asnjë lidhje negative e rëndësishme midis marrjes së riboflavinës nëpërmjet dietës dhe historisë së dhimbjes së kokës.

Pas shtresimit sipas gjinisë ose moshës, asnjë lidhje e rëndësishme nuk ishte e vlefshme midis riboflavinës dietike dhe migrenës. "Do të nevojiten studime të mëtejshme klinike për të konfirmuar përfundimet tona dhe eksperimente të mëtejshme për të eksploruar mekanizmat e mundshëm për parandalimin dhe trajtimin e migrenës", përfundojnë autorët.

 

Headache 2022. Doi: 10.1111/head.14384
https://doi.org/10.1111/head.14384


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC