Shëndetësi

mar52024

Migrena. Episodet nuk përkeqësohen nga vaksina kundër Covid-19 dhe imuniteti natyral kundër tij

Infektimi natyral nga Covid-19, apo vaksinimi kundër këtij të fundit luajnë një rol të papërfillshëm në përkeqësimin e migrenës.  Prandaj, çdo rast i atribuohet një efekti nocebo, duke qenë se në një përqindje të lartë pacientësh ekzistonte një perceptim i përkeqësimit të migrenës. Këtë e demonstron një ekip i spitalit Vall d'Hebron në Barcelonë, i cili ka publikuar rezultatet e një studimi ad hoc në European Journal of Neurology.

Simptomat neurologjike lidhen me infektimin dhe me vaksinimin
Simptomat neurologjike, si dhimbja e kokës, janë një efekt anësor i zakonshëm pas infektimit nga Covid-19 dhe vaksinimit për të. Për këtë arsye, individët që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar për të vuajtur nga këto simptoma. Pas ekspozimit ndaj infektimit natyral, apo pas kryerjes së vaksinimit, pacientët shpesh referojnë dhimbje koke të zgjatura dhe të theksuara.

Nuk ka asnjë ndryshim domethënës në shpeshtësinë e episodeve të migrenës pas vaksinës ose infeksionit.
Studimi përfshiu 550 individë,  nga të cilët 44.9% referuan se ishin infektuar të paktën një herë nga Covid-19 dhe 83,3% referuan se ishin vaksinuar. 61 pacientë referuan përkeqësim të migrenës pas infektimit natyral dhe 52 të tjerë pas vaksinimit kundër Covid-19. Ndër faktorët e rrezikut, të perceptuar në lidhje me përkeqësimin e migrenës në të dyja kontekstet ishte edhe vetë shqetësimi mbi përkeqësimin e migrenës.
Gjatë grumbullimit të informacioneve përmes një ditari ditor elektronik të 136 (nga 550) pacientëve, nga të cilët 38,2% ishin infektuar në mënyrë natyrale nga Covid-19 dhe 39,7% ishin vaksinuar, ekipi nuk ka vërejtur asnjë ndryshim domethënës në shpeshtësinë e episodeve të dhimbjes së kokës një muaj para dhe një muaj pas vaksinimit, apo infektimit. Megjithatë, dhimbja e kokës theksohej edhe më shumë pas infektimit, apo vaksinimit, njëkohësisht edhe me të përziera, fotofobi dhe fonofobi.

Rekomandimet e operatorëve shëndetësorë: përkeqësimi i përkohshëm i migrenës
Në bazë të këtyre rezultateve, operatorët shëndetësorë mund t'i këshillojnë individët që vuajnë nga migrena se vaksina mund të ndikojë përkohësisht në migrenë, duke pasur një efekt që nuk do të zgjasë. Në këtë mënyrë, duke i informuar siç duhet pacientët, mund të reduktohet rreziku që ata të kenë dhimbje koke psikosomatike. Sidoqoftë, vaksinimi duhet të rekomandohet edhe për pacientët me migrenë dhe me çrregullime të tjera të lidhura me dhimbjen e kokës.

Burimi:
Melgarejo L. et al., Migraine worsening after Covid-19 and Covid-19 vaccination: are we facing a nocebo effect? European Journal of Neurology (2023) - doi: 10.1111/ene.16058

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC