Shëndetësi

qer62024

Skleroterapia. Pycnogenoli parandalon formimin e njollave në lëkurë pas trajtimit

Pycnogenol, një ekstrakt natyral i lëvores së pishës detare franceze, mund të nxisë shërimin dhe të reduktojë njollat e lëkurës te pacientët që i nënshtrohen skleroterapisë, sipas një studimi të publikuar në Minerva Therapy.

Skleroterapia është një procedurë e përdorur për trajtimin e venave sipërfaqësore parësore, të njohura ndryshe edhe si varicet, e cila konsiston në injektimin e një solucioni direkt në varice, duke shkaktuar ënjtjen e mureve, bashkimin dhe mbylljen e tyre, duke ndaluar kështu qarkullimin e gjakut. Megjithatë, efekti anësor i kësaj procedure është formimi i njollave në lëkurë. Studiuesit kanë dashur të analizojnë nëse Pycnogenol i redukton njollat e lëkurës më me efikasitet, në krahasim me trajtimin standard.

Reduktimi i njollave të lëkurë me anë të Pycnogenol
Në studim u përfshinë 161 gra që iu nënshtruan skleroterapisë. Nga këto, 84 pjesëmarrëseve iu nënshtruan 150 mg Pycnogenol në ditë, përpara skleroterapisë dhe për 12 javë rresht, së bashku me trajtimin standard. 77 pjesëmarrëset e tjera morën vetëm trajtimin standard, duke u konsideruar si grup kontrolli. Pas 12 javësh, formimi i njollave të lëkurës ishte më i ulët dhe më i rrallë nëpërmjet Pycnogenol me rezultat 0.4± 0.2, krahasuar me grupin e kontrollit (rezultati 2.1±0.4). Gjithashtu, grupi i trajtuar me Pycnogenol shfaqi një numër relativisht më të ulët të njollave për venë të trajtuar: 3.81% (16 njolla në 420 segmente të venës), krahasuar me 8.58% të grupit të kontrollit (37 njolla në 431 segmente të venës).

Një zgjidhje efikase për mirëqenien estetike
"Varicet mund të prekin individë të të gjitha moshave, por janë më të përhapura te gratë 50 vjeç e lart dhe te ato që kanë qenë së fundmi shtatzënë. Edhe pse varicet nuk përbëjnë një rrezik për shëndetin, shpesh ajo janë një problem estetik për shumë gra. Ky studim thekson rëndësinë e trajtimit të njollave të lëkurës pas skleroterapisë për shëndetin, bukurinë e lëkurës dhe besimin e grave. Pycnogenol nuk ndihmon vetëm në parandalimin e njollave, por përbën edhe një përmirësim të mundshëm të trajtimit të lëkurës", pohoi autori i studimit, dr. Fred Pescatore.

Si përfundim, autorët theksojnë se Pycnogenol mund të bëhet një përbërës kyç në trajtimin e lëkurës postskleroterapeutike, duke përmirësuar shëndetin dhe bukurinë e lëkurës, në mënyrë të sigurt dhe natyrale.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC