qer272014
Celiakia: rëndësia e një diete të personalizuar
Celiakia është një patologji që vetëm në Itali prek 100.000 persona. Çdo vit dalin 10.000 diagnoza të reja. Dieta që përjashton glutinën është e vetmja terapi, por duhet të përpunohet duke vlerësuar statusin ushqyes të pacientit.Celiakia është një enteropati autoimune e karakterizuar nga një gjëndje inflamatore kronike e mukozës intestinale, atrofia e vileve dhe manifestime të tjera të rënda. Shkaku është intoleranca ndaj glutinës, një grup i proteinave rezervë me vlerë të ulët ushqyese, prezente në shumë kokrra, në derivatet e tyre apo varietetet e kryqëzuar. Më saktësisht individët e predispozuar nuk tolerojnë një pjesë të glutinës, të prolaminës, e cila tek gruri merr emrin e gliadinës. Është një sëmundje komplekse ku ndikojnë disa faktorë: predispozita gjenetike zë vendin e parë, komponentët autoimunë (humbja e kapacitetit të barrierës së mukozës intestinale) dhe faktorët e mjedisit (mosha e ekspozimit të parë ndaj glutinës, kohëzgjatja e ushqyerjes me gji etj).
Situata ushqyese e celiakut
Ndjekja e një diete të privuar nga glutina, rigoroze dhe gjatë gjithë jetës është tani e vetmja terapi e indikuar. Në terma të përgjithshëm dhe në drejtim të parandalimit rekomandohet përfshirja e ushqimeve të para që përmbajnë glutinë, mes muajit të 4 dhe të 6-të jetës, mundësisht gjatë laktacionit. Rekomandimet e të ushqyerit për ata ku është diagnostikuar intoleranca varen nga situata shëndetsore në momentin e diagnozës (shkalla e dëmit intenstinal), por edhe nga prania e sëmundjeve të tjera (p.sh intoleranca nga laktozi duke ulur prodhimin e laktazës, shkaktuar nga dëmtimet e vileve; diabeti; obeziteti; dermatiti). Gjatë diagnostikimit shumica e pacientëve kanë një konsum të ulët të fibrave dietetike, vitaminave të grupit D, riboflavinë dhe niacinë, kalciumit, magnezit dhe zinku, si dhe mangësi të hekurit e vitaminës B12 dhe folatet, të shkaktuar nga keqpërthithja. Nuk mungojnë dhe të sapo-diagnostikuarit mbipeshë dhe obezë. Kequshqyerja në përgjithësi ka tendencën për tu zgjidhur brenda pak viteve dietë, me kusht përjashtimin e glutinës dhe ndjekjen e një regjimi ushqimor të balancuar dhe një stili korrekt jetese. Pacienti duhet të këshillohet dhe të mbikqyret nga ekspertët që do të përcaktojnë dietën bazuar në nevojat personale dhe gjendjes së të ushqyerit në kohën e diagnozës. Në përgjithësi dieta mesdhetare është një referencë e mirë sajë larmishmërisë së ushqimeve natyrale të privuara nga glutina që sigurojnë futjen e makroushqyesve dhe mikroushqyesve. Drithërat e vogla dhe pseudo drithërat pa glutinë, edhe ato tipike të kulturave të tjera, mund të jenë një burim i shkëlqyer i energjisë dhe ushqimit (fibra, minerale dhe antioksidantë). Përdorimi i ushqimeve të përgatitura posaçërisht (me termin "pa glutinë" nëse përmbajtja e glutinës nuk kalon 20 mg/kg) nuk duhet të privilegjohet: edhe pse në vitet e fundit cilësia e tyre ushqyese dhe organoleptike është përmirësuar falë dhe përparimeve teknologjike, shumë prej tyre janë akuzuar që kanë tepër kalori, të pasura me sheqer apo yndyrë dhe natrium.
Në praktikë
Drithërat që nuk janë të lejuara: gruri, elbi, thekra, kamut, spelta, triticale, malti (nga elbi). Drithërat e lejuar: misri, orizi, patatet miglio, meli, amaranth, quinoa, hikërror, teff, tapiokë dhe manioc, malt gruri pa glutinë.Rreth avenës duhet specifikuar, sipas përcaktimeve nga Ministria e Shëndetësisë, se shumica e celiakëve (me mukozën e normalizuar dhe dietë për një kohë të gjatë) janë në gjendje ta tolerojnë, por për shkak të rrezikut të kontaminimit nga glutina shpesh përjashtohet nga dieta. Megjithatë legjislacioni aktual mundëson përdorimin e varieteteve të zgjedhur posaçërisht dhe të përpunuar (me përmbajtje glutine inferiore 20 mg/kg) dhe në përgatitjen e produkteve të destinuar për intolerantët për glutinën.