kor42014
Dieta vegjetariane: për të gjitha fazat e jetës
Rreth 7 milionë e gjysëm italianë kanë zgjedhur një dietë që përjashton tërësisht apo pjesërisht ushqimet me origjinë shtazore. Njihet si regjim ushqimor i shëndetshëm, por që duhet të planifikohet si duhet, veçanërisht tek fëmijët.Dieta vegjetariane në përgjithësi është një mënyrë të ushqyeri që përjashton të gjitha ose një pjesë të ushqimeve me prejardhje shtazore. Në Itali kjo zgjedhje përfshin rreth 10% të popullsisë, kryesisht lacto-ovo-vegetarian, të cilët konsumojnë dhe prodhimet e qumështit dhe vezët përveç frutave dhe perimeve. Në numër më të vogël janë veganët (dietë ku nuk përfshihen ushqimet me origjinë shtazore, peshku, qumështi, vezët dhe mjalti), frutarianët (dietë e bazuar në fruta, fara, mjalt dhe vajra bimore) dhe makrobiotikët (përjashtim i produkteve shtazore, të qumështit, vezët përveç peshkut) kompletojnë kuadrin e atyre që kanë bërë zgjedhje alternative të ushqimit bazuar në arsye personale etike, fetare, mjedisore apo thjesht salutare. Këto dieta përgjithësisht duket të kenë efekte pozitive në shëndetin e organizmit të rritur sepse ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike të rëndësishme falë marrjes në sasi më të ulët të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit dhe pranisë më të madhe të fibrave, magnezit, kaliumit, vitaminës C dhe E dhe fitopërbërës të ndryshëm, me kushtin që të menaxhohen si duhet, ndoshta nën udhëzimin e ekspertëve. Në disa raste mund të jetë i nevojshëm përdorimi i suplementëve, sidomos në dietat me përjashtime të mëdha, për mungesën e mundshme të vitaminës B12, kalciumit, vitaminës D, zinkut dhe acideve yndyrore të polisaturuar me zinxhirë të gjatë n-3 (acidi eikosapentaenoik EPA dhe acidi dokosaesaenoik DHA). Më të kujdesshëm duhet të jemi tek fëmijët, veçanërisht në qoftë se vendoset të ndiqet një dietë e veçantë që pas ndërprerjes së ushqyerjes me gji.
Ndërprerja e ushqyerjes me gji
Mishi nuk duket të jetë thelbësor në zhvillimin e fëmijës. Dieta lacto-ovo-vegetariane e studiuar mirë dhe e aprovuar që në fazat e hershme pas ndërprerjes së ushqyerjes me gji, me kusht që të gjithë ushqyesit të jenë të balancuar për të parandaluar mangësitë e mikronutrientëve dhe të përputhet me fazat e ndryshme të futjes së ushqimeve të reja (psh. e verdhë veze e gatuar mirë, perime të qëruara dhe gatuara nga muaji i shtatë dhe vezë e plotë nga viti i parë i moshës). Diskutimi bëhet më delikat për dietën vegane, e cila po të planifikohet mirë në teori, sipas American Dietetic Association, mund të jetë e përshtatshme edhe në fëmijëri por me kushtin që të plotësohen mangësitë e vitaminës B12, natyrisht në përmbajtje të produkteve shtazore. Megjithatë edhe sot praktika pediatrike mban nën vëzhgim ditetat me spektër të ngushtë, që konsideroheshin të pamjaftueshme në periudhën e fëmijërisë, të cilat mund të jenë shkak, nëse nuk menaxhohet mirë, të vonesave në rritje dhe zhvillimin psikomotor. Në veçanti në moshën nga 6-18 muaj kur kemi mangësi vitaminike (B12 dhe D) dhe minerale (hekur, kalcium, fosfor dhe zink), të kalorive dhe proteinave, kështu mund të rritet rreziku një ushqyerje të varfër dhe të pamjaftueshme.