gus252014
Pijet energjike dhe alkoli një përzierje e rrezikshme
Alarm nga Komiteti Kombëtar për sigurinë ushqimore mbi përdorimin e tepruar nga të rijntë i pijeve me përmbajtje stimulantësh dhe rreziqet rriten nëse konsumohen bashkë me pijet alkolike, sidomos gjatë verës.
Kujdes me pijet energjike, pijet analkolike që përmbajne substanca stimuluese sepse konsumi i tepruar nuk përjashton rrezikun për shëndetin e njerëzve. E konfirmon Komiteti Kombëtar për Sigurinë Ushqimore i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali në një deklaratë që zbardh rreziqet qe vijnë nga perdorimi i njëhershëm i pijeve energjike dhe alkolit. Përdoruesit kryesorë janë të rinjtë nga mosha 18 deri 35 vjeç, por "nuk duhet nënvlerësuar prezenca e konsumatorëve adoleshent" dhe studime të ndryshme në Europë dhe SHBA kanë treguar një prevalencë konsumatorësh në mesin e studentëve. Në Itali, një studim i bërë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë të Universitetit në Messina, ka evidentuar një konsum të pijeve energjike nga 57% e studentëve. Rreziqet janë të lidhura me përmbajtjen veçanërisht të lartë të kafeinës, e cila mund të arrij në 150 deri 300% më shumë se në pijet më tradicionale që e përmbajnë atë. Përveç kësaj shumë studime vënë në dukje konsumin e shoqëruar me alkol dhe kjo paraqet një "problem serioz për shëndetin publik".
Rreziqet potenciale janë: mbulimin e efektit depresiv të alkolit e cila bën që konsumatorët të nënvlerësojnë gjendjen e tyre të dehjes; dehidratim; ndryshime në ritmin e rrahjeve të zemrës dhe funksionit renal.
Zbut tonet alarmante Assobibe, Shoqata e kompanive që prodhojnë dhe tregtojnë pije analkolike në Itali, e cila në një deklaratë riafirmon sigurinë e pijeve energjike "janë pije funksionale analkolike, në treg për më tepër se 15 vjet, të cilat janë plotësisht në përputhje me rregulloren. Sasia e kafeinës e përfshirë në një pije 250ml është e njëjtë me atë në një filxhan kafe.
Përqëndrimi maksimal i kafeinës në pijet energjike që tregtohen në Itali është i barabartë me 320 mg/l dhe përmëndet qartë në etiketë së bashku me një tregues të përmbajtjeve të larta të kafeinës për të mundësuar një zgjedhje të ndërgjejshme. Prandaj çdo kush duhet të përmbahet siç bën me kafen ose çajin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës nuk janë të rekomanduara për fëmijët, gratë shtatzëna ose njerëzit e ndjeshëm ndaj kafeinës".