Ushqyerje

sht192014

Bananet largojnë rrezikun e iktusit në gratë pas menopauzës

Janë ndjekur më tepër se 90 mijë gra në pas menopauzë, mes moshës 50 dhe 79 vjeç për 11 vjet, duke studiuar në mënyrë të veçantë konsumin e kaliumit, i cili merret nga bananet dhe jo nga suplementet dhe rastet me iktus. 

Gratë që merrnin më tepër kalium kanë shfaqur një rrezik për iktus 12% më të ulët në krahasim me gratë që e përdornin më pak dhe një probabilitet 16% më të ulët që të vuajnë nga një iktus ishemik. Konkluzioni: ngrënia e bananeve mund të bëjë mirë për gratë në pas menopauzë. 

Kjo doli nga një studim i Albert Einstein College of Medicine në New York, publikuar në revistën e American Heart Association. Nga studimi rezultoi se edhe në mesin e grave që nuk kanë presion të lartë të gjakut, ato që merrnin më tepër kalium kishin një rrezik 27% më të ulët për iktuse ishemike dhe 21% më të ulët për të gjitha llojet e iktusit. Ndërsa në mesin e grave hipertensive, ato që merrnin më tepër kalium kishin një rrezik më të ulët të vdekjes, por marrja e kaliumit nuk e zvogëloi rrezikun e tyre për iktus. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se marrja e kaliumit mund të jetë i dobishëm përpara se të vuajnë nga tensioni i lartë. Bëjnë mirë bananet por edhe patatet e bardha dhe të  ëmbla dhe fasulet e bardha. 

Me një paralajmërim: shumë kalium mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, më mirë të kontrolloni sasinë e mineraleve që konsumoni duke u konsultuar me një specialist.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC