Ushqyerje

nën72014

Gluteni mund të dëmtojë edhe ata që nuk vuajnë nga celiakia

Gluteni është një rrezik edhe për ata që nuk janë me celiak dhe mund të shkaktojë çrregullime të cilat mund të ngatërrohen me sindromën e zorrës së irrituar ose çrregullime të tjera të sistemit të tretjes.
Studimi i Glutox nga Shoqata Italiane e Gastroenterologëve (AIGO) ka përcaktuar raportin 1 në 4 të pacientëve të cilët manifestojnë çrregullime të zorrës së trashë që janë të ndjeshëm vetëm ndaj glutenit. Studimi, i cili ka si objektiv verifikimin e ndjeshmërisë ndaj glutenit - patologji e ndryshme nga celiakia, por e karakterizuar nga të njëjtat simptoma, është prezantuar në Vienë gjatë javës së gastroenterologëve evropianë ''United european gastroenterology week'', kongresi vjetor që mbledh të gjitha shoqatat shkencore gastroenterologjike të kontinentit.
Studimi u realizua duke privuar nga gluteni një grup pacientësh që manifestonin simptoma të sindromit të zorrës së irrituar dhe pas tre javësh duke e futur sërish atë në ushqimin e tyre. Nga eksperimenti u zbulua se 26% manifestonin sërish simptoma të rënda. Rezultati është i rëndësishëm pasi për këta lloj pacientësh në fakt mund të përdoret një terapi e bazuar ekskluzivisht te dieta. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC