Ushqyerje

nën132014

Kush e tha që cheeseburger-i është i dëmshëm?

 

Për vite me radhë ka qenë simbol i ushqyerjes jo të mirë, armik i shëndetit dhe i ndaluar nga të gjithë mjekët. Tani ka ardhur koha e rivlerësimit të tij: hamburgeri me djathë e me të gjitha salcat shoqëruese, nuk është dhe aq i keq.
Në lidhje me obezitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, hulumtimi i Universitetit të Kembrixhit, i publikuar në të përditshmen ''New York Times'', argumenton se njerëzit që konsumojnë shumë yndyrna të ngopura (djathë, gjalpë, salçiçe) nuk tregojnë që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare më shumë sesa ata që iu shmangen këtyre ushqimeve. ''Nuk ka prova - thonë ekspertët - se një dietë e bazuar në acide yndyrore të pangopura (peshk, perime etj.), të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga sëmundje të tilla.
Studiuesit, të cilët kanë punuar në 80 studime që përfshijnë më shumë se gjysmë milion njerëz, pohojnë se kanë marrë në konsideratë jo vetëm ushqimet që kampioni në fjalë kishte ngrënë, por edhe më shumë të dhëna objektive, të tilla si përbërja e acideve yndyrore në gjak dhe në indin dhjamor. Ata theksojnë se kanë gjetur një lidhje mes yndyrnave trans dhe sëmundjeve të zemrës, por nuk ka dëshmi të riskut që vjen nga yndyrnat e ngopura.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC