dhj292014
Mikroushqyesit mbrojnë lëkurën në dimër
Disa mikroushqyes të marrë në rrugë orale e mbrojnë në mënyrë efektive lëkurën nga ndryshimet e temperaturave gjatë dimrit dhe ndihmojnë parandalimin e plakjes. Promovimin e këtyre suplementeve për përdorim kozmetik e bën një studimi i realizuar nga dermatologë francezë të Spitalit Universitar në Besançon dhe i publikuar në ''Clinical interventions in aging''. Studimi u krye në 80 gra të moshave 35 deri 55 vjeç, gjatë muajve të ftohtë (nga tetori në prill) me një variacion temperaturash nga -4 deri në +19 C. Vullnetaret konsumuan, një herë në ditë për katër muaj rresht, disa suplemente që përmbajnë mikroushqyes si
vitamina A, C, retinaldeide ose B-karoten etj., dhe u ballafaquan me një tjetër grup grash të cilat nuk merrnin asgjë. Për studimin në fjalë u analizuan si gjendja e lëkurës ashtu edhe shëndeti dhe stili i jetës së këtyre grave. Autorët shpjegojnë se: "Dimri shkakton efekte të ndryshme negative mbi strukturën e lëkurës, duke modifikuar acidet yndyrore, acidin linoleik dhe acidet sature. I ftohti gjithashtu modifikon përmbajtjen e ujit në lëkurë, duke shumëfishuar humbjen e ujit epidermal dhe duke shkaktuar acarim të lëkurës. Rënia e lagështisë gjithashtu mund të stimulojë sintezën e ADN-së dhe të sjellë një reaksion hiperproliferativ që shkatërron barrierën e lëkurës''. Në përfundim të studimit u vu re se gratë që kishin marrë suplemente ushqyese orale kishin një lëkurë shumë më te shëndetshme se të tjerat që nuk i kishin marrë. Mikroushqyesit pra parandalojnë ose eliminojnë efektet negative që shkaktojnë muajt e dimrit në lëkurë.