Ushqyerje

shk252015

Ushqimet e tregtuara për fëmijë me sasi tej normave të kripës dhe sheqerit, ja dëmet në shëndet

tags: KRIPA, Ushqime
Një studim i publikuar së fundi në revistën "Pediatrics" dhe i drejtuar nga Mary E. Cogswell, studiuese e CDC-së, tregon se pjesa më e madhe e ushqimeve në supermarkete për fëmijët 1-3 vjeç përmbajnë sasi të tepërta natriumi dhe në të shumtën e rasteve këto ushqime janë të pasuruara me sheqerna të shtuara. Studimi analizoi më shumë se 1000 produkte ushqimore në dispozicion në tregun amerikan për vitin 2012 dedikuar fëmijëve të vegjël (mes moshës 4-12 muaj) ose më të mëdhenj (1 deri në 3 vjeç).
 "Ushqimi në vitet e para të jetës është i rëndësishëm për të përcaktuar shijet e fëmijëve dhe për t'iu siguruar atyre një jetë të shëndetshme", thotë autorja, duke nënvizuar se sot fëmijët amerikanë  konsumojnë sasi të tepërta kripe e sheqeri dhe 1/4 e atyre të moshës mes 2-5 vjeç janë mbipeshë apo obezë. "Të ushqyerit keq që në vogëli nënkupton krijimin e bazave për probleme me shëndetin në të ardhmen të tilla si obeziteti, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare", pohon Cogswell, "ja përse është kaq e rëndësishme që të mësohen shpejt zakonet e mira të ushqyerjes. Perimet, frutat dhe drithërat kanë sasi të pranueshme kripe dhe sheqeri për fëmijët, por historia ndryshon nëse shikoni ushqimet e tregtuara", shton studiuesja. Një e treta e ushqimeve të prodhuara për këtë kategori të popullsisë përmban sheqerna të shtuara, ndërsa 7 nga 10 produkte kanë një përmbajtje të kripës mbi limitet e rekomanduara në Shtetet e Bashkuara. 

Si të zgjidhni ushqimet e duhura
Një gjë është e sigurt: nuk është e lehtë të kuptosh nëse një produkt është vërtet i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për ushqyerjen e fëmijëve. Megjithatë, prindërit mund të bëjnë shumë për t'iu garantuar fëmijëve një ushqyerje korrekte. Para së gjithash duhet tw vendosin në tryezë ushqime të varfra në kripë dhe sheqerna të shtuar. Po ashtu, leximi i etiketave të produkteve është një hap i parë për një zgjedhje të drejtë, por nganjëherë kjo nuk është e mjaftueshme. "Shumë etiketa kanë të shënuar mbi vete "pa sheqer", por në realitet një produkt që e ka prejardhjen nga një përqendrim frutash, përmban sasi më të larta sheqeri në krahasim me frutat e freskëta", thotë Yoni Freedhoff, specialist në Universitetin e Otavas në Kanada. "Etiketat që duken shumë të përsosura në këtë drejtim, janë ato ndaj të cilave duhet të keni më shumw kujdes" shton ai.
Kini parasysh që nëse kripa ose sheqeri shfaqen nw pesë ingredientët e parë të renditur atëherë përqendrimi i tyre në produkt duhet të jetë i lartë./Dica33

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC