Ushqyerje

mar242015

Suplementimi me vitaminë D nuk e ul tensionin e gjakut

Një rishikim i disa studimeve klinike, i sapo publikuar në revistën "JAMA Internal Medicine" sugjeron se vitamina D nuk shërben për të ulur presionin e gjakut dhe nuk duhet përdorur si anti-hipertensiv. Prej kohësh është nënvizuar fakti se mungesa e vitaminës D është shpesh e pranishme te ata që vuajnë nga hipertensioni. Por studimet me në qendër vitaminën D kanë sjellë përfundime kontradiktore mbi efektet kardiovaskulare që shkakton kjo vitaminë, duke u bërë shkas për një kuadër konfuz të përdorimit të saj më këtë aspekt.

Për të saktësuar efektet e kësaj vitamine në shëndetin kardiovaskular, Universiteti i Dundee në Skoci ka analizuar të dhënat e 73 studimeve për një total prej 7.633 pjesëmarrësish, duke mos gjetur asnjë efekt mbi presionin sistolik dhe diastolik të vitaminës D. Edhe njerëzit me nivele optimale të vitaminës D (të cilët ekspozoheshin në diell dhe konsumonin rregullisht qumësht, lëng portokalli, vezë, ton etj.), nëse vuanin nga hipertensioni, nuk rezultonin të ishin të mbrojtur nga suplementimi me vitaminë D.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC