Ushqyerje

pri252015

Integratorët dhe rreziku i kancerit, një studim ndez debatin

"Personat që marrin integratorë më shumë nga ç'është nevoja kanë më shumë mundësi të preken nga zhvillimi i kancerit". Faktin e pohoi studiuesi Tim Byers në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Studimin e Tumoreve, i cili është njëkohësisht autor i një revizionimi studimesh që kanë përfshirë më shumë se 300.000 persona.

"Kur testuam integratorët ushqyes mbi kafshët", shpjegon Byers, "rezultatet ishin shumë premtuese, por kur këtë e bëmë me njerëzit doli se integratorët nuk janë shumë të dobishëm për shëndetin e tyre. Në të vërtetë disa persona që merrnin vitamina rezultuan më në rrezik për të zhvilluar kancer". Midis shembujve sillet përdorimi i betakarotenit që i marrë në doza më të larta se ato të rekomanduara, lidhet me një risk më të lartë të tumorit në mushkëri. Acidi folik që përkundër pritshmërive rezulton me një rritje të rrezikut të tumorit të zorrës së trashë.

Por në mëdyshje për këtë studim janë specialistë të tjerë. Kështu onkologu nga Universiteti i Padovas, Pierfrancesco Conte, megjithëse nuk i ka të dhënat e detajuara të studimit pohon se "betakaroteni është indikuar prej një kohe të gjatë si 'faktor mbrojtës' për kancerin në mushkëri. E megjithatë, nuk përjashtohet fakti duhanpirësit marrin betakaroten më shumë se jo-duhanpirësit, duke shpresuar që kështu të vazhdojnë të mbrohen, por në fakt arrijnë efektin e kundërt. Vëzhgime të ngjashme", përfundon Konte, "mund të thellohen edhe për vitaminat e tjera".

"Integratorët kanë si funksion suplementimin ushqimor, por nuk kanë funksion terapeutik, e aq më pak parandalojnë kancerin", pohon Marco Fiorani, predisent i FederSalus. "Ato janë një burim i përqendruar i ushqyesve dhe substancave të tjera funksionale që ndihmojnë në favorizimin e mirëqenies së organizmit. Është e domosdoshme që të merren në dozat e duhura dhe në rrethana të caktuara, si p.sh. në shtatzëni apo ushqyerje me gji, duke u mbështetur në këshillën e një mjeku apo farmacisti. Abuzimi i mundshëm duhet të jetë absolutisht i evitueshëm".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC