Ushqyerje

maj202015

Listerioza, shkaqet dhe parandalimi

tags: Ushqime

Listerioza, infeksioni i rrallë por në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, ekspozon ndaj risqeve serioze disa kategori të ndjeshme konsumatorësh. Është një nga sëmundjet më të zakonshme ushqimore të viteve të fundit, e shkaktuar nga Listeria monocytogenes, forma patogjene e një familjeje shumë të gjerë bakteresh që përfshin më shumë se 10 lloje speciesh. Në 2011-ën në BE u sinjalizuan rreth 1.470 raste të kësaj sëmundjeje te njeriu. Mes 2012-ës dhe 2013-ës rritja ka qenë me 8.6% dhe sipas të dhënave të fundit nuk përmendet një pakësim i rasteve. Listeroza konsiderohet si sëmundje e rrallë me një incidencë prej 4 rastesh në 1 milion banorë, por karakterizohet nga norma të larta të shtrimeve në spital dhe me 12.7% vdekshmëri.

Ky është motivi për të cilin autoritetet shëndetësore evropiane kanë zhvilluar me shtetet anëtare të BE-së protokolle vëzhgimi për praninë e L. monocytogenes te ushqimet në rrezik, si në përkufizimin e limiteve maksimale të lejuara të bakterit në produktet e shitjeve.

Listerioza mund të manifestohet fillimisht me simptoma tipike (të shkaktuara nga patogjenet ushqimore edhe pak orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar) si temperaturë, diarre dhe dhimbje muskulore; por mund të marrë forma sistemike më të rënda (nëse zbulohet 30 - 90 ditë pas marrjes së ushqimit, duke prekur sistemin nervor qendror) si migrena, konvulsione dhe gjendje konfuzioni. Veçanërisht në rrezik janë grupet më të ndjeshme të konsumatorëve: gra shtatzëna (ku mund të shkaktojë aborte ose dëmtime cerebrale në fetus), foshnja, fëmijë të moshuar dhe depresivë.

L. monocytogenes janë baktere që gjenden kudo në tokë dhe në ujë, mund të kontaminojë të mbjellat, por mund të transmetohet edhe nëpërmjet qumështit, mishit të kafshëve të infektuara dhe derivateve të tyre nëse konsumohen të paziera.

Mes burimeve kryesore të infektimit janë megjithatë ushqimet e gatshme për konsum, edhe pse të pasterizuara, pasi është e mundur që ushqimi të kontaminohet pas transformimit dhe trajtimit termik, nëse kushtet higjienike apo të konservimit nuk kanë qenë skrupoloze si në rastet e djathërave të butë, perimeve, mishit dhe peshkut të tymosur.

Për të parandaluar dhe kufizuar përhapjen e bakterit duhet të keni parasysh këto veprime:

- Ndajini në mënyrë korrekte ushqimet brenda frigoriferit sipas temperaturës (ruajini në 5 ° C veçanërisht ushqimet e gatuara);

- lajini thikat dhe të gjitha mjetet e kuzhinës me kujdes pas përdorimit;

- lajini perimet para konsumit;

- ngrohini në temperatura të larta ushqimet e gatuara paraprakisht:

- Personat më të ekspozuar duhet të shmangin konsumin e ushqimeve krudo me origjinë shtazore, djathërat e butë, vetëm ato të prodhuara nga qumështi i pasterizuar dhe tregoni kujdes të veçantë që ushqimet e gatuara të mos hyjnë në kontakt me ushqimet e pagatuara.

EFSA. The European Union summary report on trends and sources of zoonoses, zoonotic agents and food-borne outbreaks in 2013. Efsa Journal 2015 13(1): 3991


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC